Ministri i Mjedisit takon eurodeputetët: Çdo projekt në Zvërnec do t’i nënshtrohet Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis

1 Korrik 2026, 14:40Politika TEMA
Ministri i Mjedisit takon eurodeputetët: Çdo projekt në

Kapitulli 27 “Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike” si edhe projekti i mundshëm në Zvërnec, ishin në fokus të takimit të ministrit të Mjedisit Sofjan Jaupaj me një delegacion eurodeputetësh të Parlamentit Europian.

Në një postim në rrjetet sociale Sofjan Jaupaj bëri të ditur se u prezantpi eurodeputetëve progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit në fushën e mjedisit. Lidhur me projektin në Zvërnec, ai u shpreh se Ministria e Mjedisit po e ndjek çështjen me kujdes maksimal dhe në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe standardet e Bashkimit Europian. Sipas tij, çdo projekt do t’i nënshtrohet Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), procedurave ligjore, konsultimit publik dhe një procesi tërësisht transparent, me mbrojtjen e biodiversitetit si prioritet.

“I informova mbi ecurinë e procesit të integrimit në fushën e mjedisit, si edhe mbi arritjet kryesore të Shqipërisë, e cila sot konsiderohet një nga kampionet e Ballkanit Perëndimor në mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit. Gjithashtu, i informova se çështja e projektit të mundshëm në Zvërnec është ndjekur dhe po ndiqet nga Ministria e Mjedisit me diligjencën më të madhe, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe standardet e Bashkimit Europian. Siç është theksuar edhe nga Kryeministri, çdo projekt i mundshëm do t’i nënshtrohet Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), të gjitha procedurave ligjore, konsultimit publik dhe një procesi plotësisht transparent, me mbrojtjen e biodiversitetit dhe të vlerave natyrore si prioritet të panegociueshëm”.

Ministri theksoi se Shqipëria mbetet e angazhuar të respektojë standardet europiane në çdo vendimmarrje që lidhet me mjedisin, duke garantuar një ekuilibër mes zhvillimit dhe ruajtjes së natyrës.

Pas këtij takimi eurodeputetët zhvilluan një konferencë për shtyp.

4 Komente

  1. R
    Ramallumi

    https://www.balkanweb.com/video-rama-pritet-me-protesta-edhe-ne-gjermani-shqiptaret-tubim-ne-dusseldorf-jepe-doreheqjen/#gsc.tab=0

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rama hajduti kombit

      Ik o mashtrues i rames. Firmos afera dhe rri urte

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demokrati i vertete.

        Bravo,keshtu duhet te prezantohet vendi yne ne maredhenje me realizimin e kushteve te vena nga BE dhe ne fushën e mjedisit.Ne institucionet tona ka specialiste mjaft te mire qe do te bejne te mundshëm realizimin e ketyre kushteve.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fshatari

          Cfare mutin tjeter duan keta te BEse.? Thame se Zverneci do ti nenshtrohet rregullave te ambjentit, nuk thame se protesten e organizuan ata por genjyem duke ja vene fajin nje te vdekur prej 10 vjetesh ( opozites). Kryeministri u ul ne gjynje si skllav i bindur. Ju dhame edhe lirine duke pranuar hyrje ne BE pa te drejte vetoje. Cfare tjeter duan keta muter ? Nuk e kuptojne keta qe Shqiptaret jane gati te japin edhe nenat e motrat e tyre vec te hyjne e BE ( si skllav te BEse)

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje