REL: Vihet në pikëpyetje samiti i NATO-s në Shqipëri

1 Korrik 2026, 14:07Politika TEMA
REL: Vihet në pikëpyetje samiti i NATO-s në Shqipëri

Teksa udhëheqësit e NATO-s po përgatiten për samitin në Turqi, që mbahet javën e ardhshme, planet e aleancës për samitin në Shqipëri vitin e ardhshëm janë vënë në pikëpyetje.

Radio Evropa e Lirë ka konfirmuar nga burimet se Tirana nuk përmendet në draft-deklaratën për samitin e NATO-s - që mbahet në Ankara javën e ardhshme - si vend ku do të mbahet samiti i radhës.

Ndërkaq, agjencia Reuters, duke u thirrur në burime, tha se mbajtja e samitit në Tiranë është vënë në pikëpyetje për shkak të rezistencës nga administrata amerikane dhe pakënaqësia në mesin e shteteve aleate me shpenzimet e ulëta për mbrojtje nga Shqipëria.

Mospërmendja e Shqipërisë në draft-deklaratën vjen teksa anëtarët evropianë të NATO-s synojnë t’i dëshmojnë presidentit amerikan, Donald Trump, në Ankara se kanë bërë përparim sa i përket zotimeve për shpenzimet për mbrojtjen dhe synojnë të shmangin një përplasje të drejtpërdrejtë me udhëheqësin amerikan.

Një nga burimet e Retuersit tha se shpenzimet për mbrojtje të Shqipëri janë të tilla sa po të mbahej samiti i NATO-s në këtë shtet më 2027, Trump mund të zemërohet.

Megjithatë, Qeveria shqiptare tha se ka miratuar ndryshime në buxhetin për vitin 2026, sipas të cilit, rreth 110 milionë euro shtesë do të ndahen për sektorin e mbrojtjes.

Ministri i Financave, Petrit Malaj tha për mediat të mërkurën se, përmes ndryshimeve në buxhet, Qeveria do të përmbushë angazhimet që Shqipëria ka në raport me NATO-n.

“Përmes këtij akti normativ, për sektorin e mbrojtjes do të alokohen 10.3 miliardë lekë [rreth 110 milionë euro] shtesë duke garantuar që financimi i Mbrojtjes të shkojë në 2.6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në përputhje me objektivat dhe nevojat që ka ushtria për modernizim dhe rritje të kapaciteteve të saj”, tha ai.

Akti normativ që detajon ndryshimet në buxhet ende nuk është publikuar, por që ekzekutivi shqiptar tha se e ka miratuar më 30 qershor.

Në buxhetin për vitin 2026, sektori i mbrojtjes, sipas aktit normativ përfitoi 58.9 miliardë lekë (625 milionë euro) ose 2.12 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes gjysma e buxhetit shkon për investime kapitale që synojnë modernizimin teknologjik, zhvillimin e industrisë së mbrojtjes ‘Made in Albania’ dhe digjitalizimin e njësive luftarake.

Ndërkaq, të pyetur për draft-deklaratën e NATO-s, një zëdhënës i Qeverisë shqiptare tha se "draftet janë drafte, jo vendime". Kjo draft-deklaratë po negociohet ende dhe mund të pësojë ndryshime.

Shtëpia e Bardhë nuk deshi të komentonte, ndërkaq një zyrtar i NATO-s tha se nuk do të komentojnë për këtë çështje tani.

Në vitet e fundit, deklaratat zyrtare të samiteve të NATO-s kanë pasur referencë të qartë për vendin e samitit pasues. Në samitin në Hagë të mbajtur vitin e kaluar, udhëheqësit thanë në deklaratën e tyre se “mezi presim të takohemi në Turqi më 2026 dhe më pas në Shqipëri”.

Në të njëjtin samit, udhëheqësit e NATO-s iu përgjigjën kërkesës së Trumpit që të zotohen për 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në shpenzime të mbrojtjes brenda një dekade.

Shtetet kanë premtuar se do të shpenzojnë 3.5 për qind të Prodhimit të brendshëm Bruto për çështjet bazë të mbrojtjes – si trupat dhe armët – ndërkaq 1.5 për qind në masa të tjera të lidhura me mbrojtjen, sikurse siguria kibernetike.

Derisa shumë shtete të NATO-s kanë rritur buxhetet e tyre për mbrojtjen në muajt e fundit, disa shtete ende nuk e kanë përmbushur qëllimin paraprak të shpenzimeve për këtë fushë deri në 2 për qind.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, tha më herët gjatë këtij muaji se pothuajse të gjitha shtetet e aleancës e kanë arritur synimin prej 2 për qind.

“Vitin e kaluar, Shqipëria, Çekia, Sllovenia nuk e arritën këtë, por janë të përkushtuara që shpenzimet t’i rrisin mbi 2 për qind këtë vit”, tha ai.

Një diplomat evropian tha se Shqipëria ende mund të jetë mikpritëse e samitit.

“Ata po i rrisin shpenzimet, të shohim se çfarë do të prodhojë kjo”, tha diplomati, duke shtuar se “unë ende besoj se samiti i radhës do të jetë në Shqipëri”.

7 Komente

  1. P
    Pooo

    Po çfare samiti ky nuk eshte i afte te metrizoje nje komunist si Muçi Kurtovitç Qorri apo 100 endacak. Ky eshte kryeminister qesharak

    Përgjigjjuni
    1. O
      Oy yo

      Problemi nuk jane shpenzimet e ulta ushtarake por nuk duan ta takojn Ramen,sidomos Trump.

      Përgjigjjuni
      1. A
        A ke televizor qe ponon epo e ke kafaz pllumash?

        O idioti Oy yo, po Trump e takoi sivjet Ramen ne takimin e bordit te paqes.

        Përgjigjjuni
        1. U
          Uuu

          Budalla komuniste , kush eshte ajo qe do investoje a ja di emrin

          Përgjigjjuni
        2. S
          S´ka Para

          edhe po nuk u be ne Tirane ,po pastaj????????Dhe kjo Rritja e Shpenzimeve Ushtarake erdhi nga ky Idjoti Trampi...... Shqiperia nuk Rrezikohet nga ASKUSHE, sepse ate Serbia e "Pushtoj" me Firmene Gjallica dhe Berishen......

          Përgjigjjuni
          1. l
            labi

            Fitorja e dyte e protestes,pastaj thone nuk ka dore Greqia e Serbia ne proteste,Kishin nje vit qe u cane tv e gazetat Greke pse ne Sazan e Zvernec do investonte Ivanka me te shoqin,u mbyten me shkrime kunder samitit ne NATO ne Shqiperi,i vinte cudi si ambasadorja Amerikane ne Greqi shkonte takonte kryeministrin Shqiptar,si cudi nisen protestat pikerisht per ate qe qaheshin Greket,prit si te marrin zemer Gshi me shoke te kerkojne daljen e Shqiperise nga NATO e terheqjen e kerkeses per antaresim ne BE.Rama nese ska byth ti dali per zot ti hapi rrugen te tjereve,ka plot PS qe marrin zvarre halabaket qe kane ngel rrugeve te Tiranes duke penguar jeten normale te njerezve,nuk duhet te shkoj puna deri aty sa qytetaret ti zgjidhin punet privatisht.

            Përgjigjjuni
            1. u
              ushtria dhe kushtet e kontratēs

              Samiti ushtarak mbahet vitin e arrdhshēm nē Tiranē me Presidentin e ri tē Francēs dhe ish kryeministrin Britanik.Kan arrdhur materialet pēr organizimin e samitit.Ne nuk e kemi kērkuar mbajtjen e samitit, ēshtē mendimi tyre qē vēndi yn nuk kundērshtoj.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje