Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e ka cilësuar si një ‘pikë kthese’ protestën e zhvilluar sot para Parlamentit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.
Në një lidhje për emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Ibrahimaj tha se protestat që gjatë këtyre ditëve kanë qenë paqësore, por marrin një tjetër trajektore, duke u kthyer të dhunshme.
Ibrahimaj tha se ndjente keqardhje për deputetët dhe efektivët e Policisë të sulmuar ditën e sotme nga protestuesit para Parlamentit.
“Komenti që unë kam për skenat e sotme jashtë Parlamentit, është keqardhje, sepse deri më tani protesta ka qenë një protestë shumë paqësore. Ne në disa raste, qoftë qeveria, qoftë deputetët, kanë pritur një protestë paqësore, por në fakt, skenat e sotme ishin një pikë kthese për të cilën ndiej keqardhje. Ndiej keqardhje qoftë për reagimin ndaj deputetëve, qoftë për reagimin ndaj efektivëve të policisë, disa prej të cilëve janë dëmtuar”, tha mes të tjerash Ibrahimaj.
Më tej Ibrahimaj theksoi se protestat nuk e pengojnë punën e Qeverisë, për plotësimin e të gjitha detyrave për të cilat kanë marrë votëbesimin nga qytetarët.
Për Ibrahimaj, vendi sot është në një moment shumë të rëndësishëm, ku po punohet për mbylljen e të gjithë kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE dhe për planin e rritjes.
“Unë që kur kam marrë detyrën si ministre dhe më parë kam qenë e angazhuar në stukturën qeverisëse, vazhdoj çdo ditë të punës time të punoj me një përkushtim maksimal, pavarësisht protestave. Ne jemi në një proces shumë të ngarkuar të qeverisjes, në drejtim të integrimit europian. Ka nevojë për një punë të jashtëzakonshme nga të gjitha strukturat e qeverisjes, me qëllim arritjen e objektivave që ne kemi për përmbylljen e kapitujve dhe planin e rritjes. Padiskutim protesta vijon prej gati 1 muaj në bulevard, por kjo nuk na vë në vështirësi për të zbatuar të gjithë detyrat që ne kemi për të zbatuar, në drejtim të atij angazhimi që ne kemi me të gjithë qytetarët që na kanë votuar. Asnjë pengesë nuk mund të ketë për arritjen e këtij qëllimi”, vijoi më tej Ibrahimaj.
Lidhur me vendimin e marrë ditën e sotme në mbledhjen e Qeverisë për bonus vere prej 5 mijë lekësh të reja për pensionistët, Ibrahimaj tha se ky vendim nuk ka lidhje me protestat. Sipas ministres, bonusi është i lidhur me rritjen ekonomike gjatë 5-mujorit të parë të këtij viti.
Sipas Ibrahimaj, Qeveria herë pas here, përmes rishpërndarjes së të ardhurave, ka ndërhyrë për dhënien e bonuseve të herëpashershme për pensionistët.
Ministrja theksoi se qëllimi i Qeverisë është që në fund të mandatit të mos ketë asnjë pensionist me vite të plota pune, që të marrë nën 400 mijë lekë të vjetra.
“Në fakt ne që në krye të herës, ne kemi deklaruar që të ardhurat e mbledhura më shumë të rishpërndahen te kategoritë më në nevojë. Padyshim pensionistët janë një nga kategoritë më në nevojë. Ne kemi bërë disa ndërhyrje për çështje të bonuseve të pensionistëve. Nga fillimi i këtij viti, ne me skemën e bonuseve kemi bërë një rritje mujore të të ardhurave të pensionistëve, që të arrijmë një target i cili është i ndryshëm sipas llojit të pensionistëve apo viteve të punës. Qëllimi ynë është që në fund të këtij mandati, që të mos ketë asnjë pension nën 400 mijë lekë të vjetra, për pensionistët që kanë vite të plota pune. Performanca e 5 mujorit të parë e ekonomisë ka qenë mjaft pozitive”, shtoi më tej Ibrahimaj.
Në përfundim Ibrahimaj tha se qeveria po punon për një reformë të pensioneve, por shtoi se kjo reformë do të ketë efekt prapaveprues.
“Jemi duke punuar për një reformë të pensioneve. Reformat e pensioneve hyjnë në fuqi në momentin që miratohen dhe aplikohen për pensionistët që dalin në pension pas momentit që miratohen dhe nuk shkojnë pas në kohë. Nuk është ligji garantori i një të ardhure, por është benefiti i fituar. Pra është e vështirë që një benefit i fituar, të vijë qeveria tjetër dhe t’ja heqë. Pensionet janë një temë shumë e rëndësishme e politikbërjes sociale”, përfundoi Ibrahimaj.
Do te na blesh me therrime ti zonja Ministre ? Nuk na duhen Bonuset, na duhet pension dinjitoz ne perputhje me kontributin qe kemi dhene ne shtet prej 50 - 60 vjetesh. Apo tani qe kane filluar lekundjet e termetit po kujtohesh per ne.
Deri tani këta të protestës hanin mut me gojë tani fillun me hongër me dur por tani fillon druni se shteti mbahet me ligje jo me ligjet e rrugës.
Ty te qifte Klevis Palliu