Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë, Taulant Balla, ka publikuar reagimin e tij për çmontimin e siç tha ai, inskenimit të partisë së Sali Berishës, të cilët me qëllim dhe dashakeqësi e lexuan emrin Tahir Sinanaj sikur ai të ishte Heroi ynë i Kombit Tahir Sinani, në dokumentin e shumëpërfolur së fundmi.
Në videon që ka postuar në Facebook, i pari i PS-së në Kuvendin shqiptar, ai fillimisht u shpreh i qartë se Dritan Goxhaj nuk ka qenë asnjëherë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe tha se dokumenti që e patën në duar, u tentua të përdorej për hesape politike, raporton Klankosova.tv
Lidhur me këtë, ai u bëri thirrje protestuesve në Shqipëri, që të mos lejojnë që deputetët e PD-së, siç tha ai, të ua vjedhin protestën, transmeton Klankosova.tv.
“Kam dëgjuar këto ditë, edhe statuse, u shqetësuat ju për të mbrojtur njëfarë Dritan Goxhaj, për të cilin po ua them sot këtu, nuk ka asnjë ditë në UÇK. As edhe një ditë në UÇK. Dhe një dokumenti i cili më është vënë në dispozicion, nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e morët dhe aq të paudhë jeni saqë u munduat ta përdornit për hesape politike siç doni të përdorni edhe protestën. Prandaj ju them edhe proteuseve, këta mos i lejoni të ua vjedhin protestën”, tha Balla.
Pos tjerash, Balla tha se dokumenti nuk flet fare për heroin Tahir Sinani, ashtu siç u tha, teksa i kërkoi të falur edhe familjes së Sinanit – për manipulimin e turpshëm që u bë me qëllim përfitimin politik.
Ai pati edhe një mesazh për Berishën, që e akuzoi për urrejtje ndaj UÇK-së.
“Ja si u çmontua inskenimi i partisë së Sali Berishës, të cilët me qëllim dhe dashakeqësi e lexuan emrin Tahir Sinanaj sikur ai të ishte Heroi ynë i Kombit Tahir Sinani. Dy emra të ndryshëm. Dokumenti i UÇK që na u vu në dizpozicion për të treguar se kush është Dritan Goxhaj, nuk flet fare për Heroin e Kombit Tahir Sinani, por për një person tjetër me emrin Tahir Sinanaj, siç u konfirmu nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK. Ndjesë të gjithëve, veçanërisht familjarëve të Heroit, shokëve të armëve, e kujtdo tjetër që u ndjenë të fyer nga këta palo “patriotë” të Shqipërisë dhe që e bënë këtë manipulim të turpshëm për përfitime politike. Vesi del me shpirtin. Sali Berisha nuk e fsheh dot urrejtjen kundër UÇK, dikur i arrestonte dhe i përndiqte, sot me emrat e heronjve të UÇK krijon lojëra të ndyra për hesape politike. Larg qoftë ta kisha bërë me të vertete një gabim të tillë apo të inskenoja diçka që e bënë me dashakeqësi Sali Berisha dhe rekrutët e tij”.
Nuk ka mashtrues me te poshter se Sali Berisha Nuk ka dhe nuk gjendet pacavure njeri dhe qe mbrohet nga huliganet.
Heroin e perbalte ti ball q rrobt. Si bq qe je
Ramanat Dhe une ti QR ty dhe ke ke
UÇK organizatë terroriste marksiste--leniniste. Dhe Thaqi, vrasës e terrorist. Sali Berisha i vetmi që ka mbajtur tamam qëndrimin në mbrojtje të çështjes kosovare. Ai që në vitin 1998 e kuptoi kush ishte UÇK dhe e quajti me emrin e vërtetë. Organizatë terroriste.
Prandaj mos bini ne kurthin e Berishes! S keni pse diskutoni dhe beni biografite e njerezve! Kush thyhen rregullat , demton , fyen policet ka ligje.
Saliu ky kriminel i ndyrë midis shumë gënjeshtrave që tha në konferencat e tij të shtypit pas shpërthimit të tmerrshëm në Gërdec ku u dogjën 26 punëtorë të fabrikës së demontimit të municioneve të artilerisë ku aksioner në hije ishte i biri Zeni babit ai e lexoi emrin e baxhanakut nga Muhamet Hoxha në Mehmet Hoxha.Ky pis burrë e ka në gen gënjeshtrën,por gjithmonë diskreditohet kur zbulohet mashtrimi i tij.Edhe këtë herë kështu ka bër sepse është ndyrësirë.
Ore Saliu mashtrues dhe kriminel eshte por para Ed Palloshit duket si femije kopeshti, po kur del e llap Tao Tao Balla, Tayota Yaris me mbushje 20 milion euro nga krupet e krimit e te droges ne Elbasan, ka pas the gjyshja e Rames, te kesh dy bythe nje t’a cash sic cante pidhin dhe tjetren t’a kesh per te dhjere e mutin t’a haje Ramuti, Balla dhe kurvat e Ripjelljes.
TAOLANT O HERO ATDHEU TY TE DO