Ndërsa protesta është zhvendosur sot para Parlamentit, në seancë plenare, ajo prodhoi përplasjen e parë serioze me policinë në ditën që shënon plot një muaj që ka nisur. Protestues, të paktë në numër, por me guxim të madh, kanë tentuar disa herë të thyejnë gardhin e policisë dhe kanë hedhur parulla kundër dyshes Rama-Berisha që dominon politikën shqiptare.
Në momentin që ka përfunduar seanca, disa prej tyre kanë hedhur vezë drejt makinave të ministrave dhe zëvendëskryeministres. Kjo ka ndezur edhe përplasjen mes tyre dhe policisë, e cila në mënyrë të dhunshme ka ndaluar disa prej tyre dhe i ka shoqëruar në komisariat. Kjo ka bërë që protesta të zhvendoset në dyert përballë Komisariatit nr. 1 të Policisë, ndërsa protestuesit kanë kërkuar lirimin e shokëve të ndaluar.
Do të pyesni: çfarë bënë deputetët e opozitës ndërkohë që qytetarët përballeshin fizikisht me policinë? Bënin video, selfie dhe shprehën në Facebook solidaritetin. Mund të kishin bërë diçka më të thjeshtë: të bëheshin mur para policisë që të mos prekeshin protestuesit. Së paku të tregonin që mandati i tyre ka një farë vlere. Nuk i ka caktuar njeri zëdhënës të protestës, por së paku një gjest qytetar mund ta bënin.
Humbën kështu të vetmin shans për të qenë moralisht pjesë e protestës më të madhe që ka njohur qeveria e Edi Ramës.
VNA.al
Dmth députéti kunder shtetit haaaa nuk ka média Shqiperia por vetem alabak Nese keta vandale do godisnin makinen e Bufit , deputetet socialist te mbronin vandalet.. Vapa demtone shendetin mendore kujdes qendroni ne vije. Depute te pozites e opozites Kane lufte politike por qellimi eshte i njejte ,zbatimi ligjit
Protestuesit u provokuan nga policia. Hedhja e vezeve konsiderohet akt simbolik jo dhune. Doreheqje...
Dmth ta fuse me veze ne koke te peshtyje te ofendoje eshte akte simbolike. Dorheqje per çfare se dalin 20 lango rrugesh . Shoku kujdes nga dielli se te godet trurin. Se kuptoni sa e keni forcuar Ramen ju pistanjozet e rruges
Eshte e kunderta,ky shans i sotem per nahijen shqup-se sehirxhie e dhunes ne oborrin e Parlamentit,eshte mundesi e qarte qe njerzit te shohin e kuptojne ideatoret dhe frymezuesit reale te dhunes mbi te zgjedhurit e popullit te majte,,,,,jo ndaj deputeteve te PD.
Urdher i Policise duhet zbatuar ... Ligji mbi te gjithe ! Iku koha e vicidolit dhe iku koha Tok e zanun...