Shefi i diplomacisë italiane, Antonio Tajani, ka deklaruar se Shqipëria dhe Mali i Zi janë gati për t’u anëtarësuar në familjen evropiane.
“Sigurisht, Shqipëria dhe Mali i Zi janë gati, por ne duam t’i ndihmojmë edhe vendet e tjera që të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Ky objektiv është një përparësi politike për Italinë.“
Si kontribut të Italisë, Tajani përmend rolin që po luan Guardia di Finanza.
“Duhet që të luftojmë kundër korrupsionit. Guardia di Finanza po punon shumë në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri dhe në Mal të Zi. Në BE do të duhet të pranohet më parë Ballkani Perëndimor dhe pastaj Ukraina dhe Moldavia. Për Italinë kjo është shumë e rëndësishme. Jemi në favor që Ukraina dhe Moldavia të jenë anëtare të Bashkimit Evropian, por ato duhet të punojnë më shumë për arritjen e kritereve.“
Ai përmend termin “ribashkim” të kontinentit në vend të atij “zgjerim”.
“Unë preferoj të përdor termin “ribashkim”, jo “zgjerim”, sepse Ballkani Perëndimor është rajon evropian. Për shkak të komunizmit ishte e pamundur që këto vende të ishin pjesë e Bashkimit Evropian, por ato janë evropiane. Ne duam që të punojmë shumë për të përshpejtuar anëtarësimin e tyre të plotë në BE. Kemi themeluar grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”. Ukrainën dhe Moldavinë. Ne jemi të pranishëm me ushtarët tanë në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Kosovë dhe në Serbi për të punuar për paqen, për stabilitetin. Po nxisim edhe shkëmbimet tregtare, sepse, siç thotë një ekonomist i rëndësishëm francez, aty ku ka tregti, nuk ka armë.“
Shqipëria synon të anëtarësohet në BE në vitin 2030.
Populli Shqiptar gati per BE. Politika gati per burg
Faleminderit Itali,posht rrugecrit protestues,posht Qorri me gjithe partin e tij,qe na pruri ne protest nje majtiste ekstremiste italiane.
Shkoni nga te doni me paqeruajtes por ikni nga Kosova e Koqevareve , se nuk dine respekt ,ndere , per cfare u japin , USA u dha lirine e keta me Al -Bin jane anti Amerikan , Shqiperia po ashtu e keta koqevare me Al -Bin ne krye jane anti Shqiptar .larg nga nje popull injorant ,idiot ,
Duket, qe TAJARI, nuk di ku bije Shqiperia dhe cfare behet ne Shqiperi.
Keshtu thua taljono?! Po si t'ia bejme se nuk jane dakord SB, Kurti, Mexhiti e Billalli ne MV, Qorri, Lapa, Shehi dhe guzhinjeret qe ju gatuajne kazanin e corbes si Greqi, Serbia, Irani, Rusia. Bile edhe ndonje vend perendimor me te njejtin skenar te alikuar edhe per burgosjen e krereve te ish UCK.