370 mijë euro për një natë, Kanye West feston ditëlindjen mbretërore në Versajë me Bianca Censori (FOTO)

30 Qershor 2026, 15:17Lifestyle TEMA
370 mijë euro për një natë, Kanye West feston

Luks pa limite për ditëlindjen e Kanye West. Reperi amerikan festoi 49-vjetorin me një mbrëmje madhështore pranë Pallatit të Versajës në Francë, në një event privat ku, sipas mediave ndërkombëtare, u shpenzuan afro 400 mijë dollarë, ose rreth 370 mijë euro.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Bianca Censori, dhe rreth 20 të ftuar, artisti organizoi një festë me temë maskash në ambientet e Versajës, e cila më pas vijoi në hotelin luksoz Airelles Château de Versailles. Fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një atmosferë mbretërore, me dekor të artë, qirinj dhe veshje ekstravagante.

Bianca Censori tërhoqi sërish vëmendjen me një korse sateni dhe një maskë me pupla, ndërsa Kanye u shfaq i veshur tërësisht me të zeza, duke i qëndruar besnik stilit të tij karakteristik.

1 Komente

  1. O
    O gazetaruce

    Thashë se mos kishin luajtur mendsh francezët, po shyqyr nuk paska qenë në Versajë, por në një hotel afër Versajës me të njëjtin emër. Nuk do i jepnin leje këtij xepit të bënte ditëlindjen në Versajë, as për 1 miliardë. Po gazetarucët e Temës ja fusin shkurt me titujt.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje