Shtyhet afati i aplikimeve për skemat mbështetëse në bujqësi

30 Qershor 2026, 16:10Ekonomia TEMA
Shtyhet afati i aplikimeve për skemat mbështetëse në

Kërkesa e lartë nga ana e fermerëve dhe blegtorëve ka bërë që të shtyhen afatet për aplikimin për të përfituar nga skemat mbështetëse në bujqësi deri në datën 6 korrik.

Ky vendim është marrë edhe për shkak se fermerët kanë vonuar plotësimin e dokumentave për këto skema.

Interesi mbetet i lartë për të përfituar nga skemat me pagesa direkte për sipërfaqet e tokës. Këtë vit është më i paktë se një vit më parë për shkak se fermerët janë bashkuar në mënyrë që të shpallen përfitues

“Sipërfaqja është po ajo që ka qenë vjet, thjesht kemi bërë të mundur pas udhëzimeve të BE-së, bashkimin, ose si të themi, shtyrjen për bashkim të fermerëve, të cilët të kenë një sipërfaqe jo më pak se 3 hektarë”, shtoi Gjolla.

Pas përfundimit të afateve për aplikimet, autoritetet do të nisin punën në terren duke bërë verifikimet e më pas do të kryhen pagesat për përfituesit

1 Komente

  1. A
    Ambjenti

    Ne cdo demokraci adresohet shqetesimi i popullit ne proteste ose behet bilanci "me do s me do populli". Jo perralla me foto me beton majtas djathtas

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje