Ju erdhi fundi! Dhe vetë fundi i botës!

30 Qershor 2026, 15:30Blog Nga Frrok Çupi

Nesër e ke radhën ti. Edhe ti që duartroket sot. Edhe mediat që shpërthyen me ‘urraaa!’ parullën ‘Ju erdhi fundi!’.

Në radhë të parë do ta ketë radhën liria.

Parulla u shfaq si litar që nga maja e selisë së Universitetit të Tiranës, deri në rrugë. Dikur aty shkruhej ‘Mirë se vini studentë të dashur!’. Shkruhej edhe ‘Lavdi PPSH!’. Sot “Ju erdhi fundit!’, të gjithëve.

Duket se erdhi fundi për të gjithë; ose jo për të gjithë menjëherë. Radha do të caktohet me një letër me vrimë, në sheshin para Universitetit. Siç do të bëhet vetë shteti me ‘letër me vrimë’.

Qeveri në shesh, gijotinë në shesh, drejtësi në shesh dhe me varje në shesh.

Sheshi aty mban emrin ‘Nënë Tereza’, por askush nuk e përfill ‘shërbëtoren e panjohur’.

Gjatë gjithë kohëve këtu u bënë marshime, por kurrë kopja e Marshimit mbi Romë. Selia hije rëndë për nga stili, u ndërtua gjatë Luftës së Dytë si Seli e Partisë Fashiste. Megjithatë askush nuk u var në atë oborr me litarin e gjatë që kapej në maje dhe zbriste dje, deri te stoli në pllakat prej mermeri. Shkronja të zeza “Ju erdhi radha!’.

Kush do ta shqelmojë stolin!?, kjo është dilema.

A ka pasur historia njerëzore luftëra, të vrarë dhe vrasës, heronj dhe frikacakë, fitimtarë dhe e të mundur? E gjithë historia është e mbushur me këto krijesa. Por nuk ekziston askund modeli që pasi fitimtari ka mundur tjetrin, ta shkatërrojë. Nuk ekziston as modeli ‘qeveria të zgjidhet me letër me vrimë’. Injoranti dhe budallai të shkatërrojnë gjithçka.

Këta po lëshojnë që nga kulla e ish shtëpisë Fashiste, litarin e gjatë. Në bulevardin përballë ‘shtëpisë Fashiste’, këta kanë lancuar planin e shkatërrimit të sistemit tonë, shkatërrimit të investimit, ekonomisë e turizmit; shkatërrimit të parlamentit e qeverisë. Tani kemi mbetur vetëm ne humanët e thjeshtë që mund të shkatërrohemi më lehtësisht, me një varje të Universiteti

Këta sot shfaqen me qeleshe, me zgjyrë në ballë e në duar, me flamur pas b…; por nesër nuk janë më këta. Pas kësaj në vend të qeleshes do të kenë helmeta, në vend të flamurit- pelerinën. Në vend të flamengos do të kenë lëndë helmuese. Në vend të showgirls do të ketë joshje lakuriqësh me qëllim që të harrohen plagët e litarit te ish selia Fashiste.

Askund i munduri nuk është shkatërruar nga fitimtari. Veçse është mundur.

As në Luftën e Dytë që është më e madhja e historisë dhe ku u ngrit selia e Fashizmit, por pa litarin e shkruar ‘Ju erdhi fundi!’. Artisti ynë i madh, Odhise Paskali, kur krijoji skulpturën e famshme ‘Partizani fitimtar’, e mbajti dorën. Partizani ka pushkë, por nuk ia drejton grykën të mundurit të shtrirë nën këmbë. Skulptura, sot e kësaj dite ndodhet në Mathausen, Austri, si një pasqyrë e shpirtit të partizanit fitimtar shqiptar.

Edhe në kodet e krahinave tona veriore, nga ku vijnë së shumti protestuesit dhe autorët e litarit ‘Ju erdhi fundi’, është respektuar besnikërisht statusi i të mundurit. Ta zëmë se ne të gjithë jemi mundur nga një tufë vandalësh në sheshin e Tiranës. Por nuk kanë të drejtë të na dhurojnë ‘fundin’.

Në zonat ku vepron Kanuni i Lekës, edhe hasmi vritet por nuk poshtërohet. Gjakmarrësi kujdeset për viktimën derisa të vihet në dorë të familjes.

Edhe në Mirditë, gjaksi ftohet në dasmë, por prapë nesër gjakësor mbetet. Nuk i vjen fundi.

Në Theth, zonë ku u deputetua Neomalësorja, protestuese që sot thërret në kor “Vdekje! Shkatërrim! Ju erdhi fundi!”, ndodh njësoj. Aty bën hije  e vetmja ‘Kullë Ngujimi’ që ka mbetur në arsenalin shqiptar të traditës.

Brenda asaj kulle mbajnë frymën burra dhe fëmijë, në kërkim për vrasje. Të mundur nga fati i tyre. Por jetojnë, megjithatë. I munduri aty ka statusin e vet; si edhe fitimtari.

Njerëz, jini vigjilentë. Po u bënë fitimtarë njerëz të rrahur, me vese, dhunues e trafikantë,  njerëz pa shpirt, pa din e iman, të yshtur, të marrë e kasapë…, atëherë fitimtari kthehet në përbindësh.

Ta zëmë se do të kishte fitimtar.

… Sikur ishim në një ëndërr të keqe, por reale. Në Universitet është lëshuar litari “Ju erdhi fundi!’. Në selinë qendrore të Universitetit të shtetit, pa mendojeni pak.

Ku ta dimë se është vetëm ëndërr.

Tani e ka radhën shteti. Shtet, ji vigjilent!

12 Komente

  1. E
    Ehh

    Kane dashur te thone na erdhi fundi dhe i besoje. E zur i shiu grekun dhe afrohet nje streh shtepie, e shikone i zoti shtepise dhe i thote eja qendro ne korridor , hyne greku ne korridor, mendohet i zoti shtepise nuk e fuse te pije nje kafe sa te pushoje shiu ,dhe i thote grekut eja ne dhome. Atehere greku thote me more nga rruga me futé ne shtepi tani pirdhu dil nga shtepia. E votuat komunistin Qorri nuk kishte studio pa i dhene hapesire tani mos hani mute plehra shqiptar. Ju shkerdheu Enver Hoxha per 40 vjet , akoma nuk jeni ngopur me Qorrin komunist.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nroqi

      Respekt pa fund Frrok,protestuesi jan nje tufe horrash,hajdutesh,kriminelesh dhe dembelesh qe vetem punen nuk duan,pushtetin poor! Shteti duhet tu tregoj vendin ketyre funderinave te kombit.

      Përgjigjjuni
      1. L
        LONDRA

        Thank You Frrok,shkrim brilant,ju ke zberthyer brinjet hajduteve dhe kriminelve protestues.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tafut Tanguli

          O Frok Çupi kaçupi po ku dun me dit kta ordiner Bandit pa shkoll pa edukat nga familje miserabel çfar mund tē presēsh nga kta zagar qē japin dhe bythēn pēr 2 lek. Njerēz qē duan mir tē jetoin por kurr mos tē punoin.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Ben

            Ky Frroku harron parrullat e 1990. Ne ate kohe njerezit ishin edhe me te nxire! Sot Frroku del kunder protestuesve sepse I prishin rehatine dhe shpik lloj lloj skenaresh armiqsor! Nuk e pranon qe keto 36 vite politikanet Shqiptare vetem kane vjedhur dhe plackitur! Edhe Frroku do jete mire besoj! Nuk e di cfare shkolle demokracie apo eksperience demokracie ka ky Frroku qe hiqet si folozof!

            Përgjigjjuni
            1. z
              zeri i arsyes

              ne 1990, protestuesit bene parti more djale, dhe ajo parti doli ne zgjedhje. Po keta koqet e bulevardit me voten e kujt jane atje, se timen jo. Une kam votuar ne Maj 2025, kur cdo shtetas i RSH mbi 18 vjec ka te drete te shprehe vullnetin. Vetem me vote!

              Përgjigjjuni
            2. N
              Napoleon

              KETA VANDALE HAXHIQAMILAS DUHET TA DINE SE SHQIPERIA ESHTE VEND I NATOS DHE ANETAR I DENJE I SAJ , NATO NUK LEJON TE PREKET NJE ANETAR I SAJ ....DUHET TA DIJE EDHE ERDOGANI QE ESHTE NGA NJE NGA SHTETET ANETARE ,POR EDHE IRANI ,KURSE ALBINBYTHA DO KETE NJE FUND TE KEQ

              Përgjigjjuni
              1. l
                llazi usa

                O Ben kurva rri ne nje shkrim pa komentuar, opo per kete paguhesh ti!

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lanabregsi

                  Haxhiqamilsit protestues han mut kot,shteti nuk bije pse dalin ne rruge disa parazit, hajdut dhe kriminela,shteti gjithmon eshte me I fort.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Palloshi

                    bo bo, doli prap ky manjaku 80-leksh te thot karlliqet e rradhes. Do ke ngel pa lek.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nroqi

                      Deshperimi te con ne dhune,kjo po ndodh dhe me protestuesit,sa me shme pakesohen aqe me shume shtojn dhunen,dhuna tregon gjithmon dobesi.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        V.L

                        Frroku thote: 'Por nuk ekziston askund modeli që pasi fitimtari ka mundur tjetrin, ta shkatërrojë' E ke gabim Frrok. Si njeri i lexuar duhet ta dish qe Roma e lashte pikerisht kete bente me popujt qe nenshtronte. Madje kete metode e kane ndjekur shume shekuj me vone edhe ata qe pretendojne se i kane rrenjet te ai qyteterim.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje