“Divorcohen” Meta-Cakrani, avokati: Na humbi besimi tek njëri-tjetri

29 Qershor 2026, 14:10Kronika TEMA
“Divorcohen” Meta-Cakrani, avokati: Na humbi besimi tek

Marrëdhënia mes Kujtim Cakranit dhe Ilir Metës ka përfunduar.

Në një deklaratë për mediat, avokati shprehet se marrëdhënia klient–avokat është shkëputur.

Shkak për këtë sipas avokatit është bërë humbja e mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit të nevojshëm ndërmjet klientit dhe mbrojtësit ligjor, gjendje kjo e evidentuar sidomos pas seancës së fundit gjyqësore të çështjes në themel.

Me datë 24 maj 2025, Studio Ligjore “Cakrani” nëpërmjet avokatit Kujtim Cakrani, mori përsipër përfaqësimin ligjor të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Metaj, në procedimin penal të zhvilluar para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO/SPAK). Bashkëpunimi është kryer me ndershmëri profesionale dhe me angazhim të plotë në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave ligjore të klientit.

Sot, më datë 29 Qershor 2026, Studio Ligjore “Cakrani” njofton publikun se marrëdhënia klient–avokat me z. Ilir Metaj ka ardhur në fund. Shkëputja e kësaj marrëdhënieje vjen si pasojë e humbjes së mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit të nevojshëm ndërmjet klientit dhe mbrojtësit ligjor, gjendje kjo e evidentuar sidomos pas seancës së fundit gjyqësore të çështjes në themel.

Theksojmë se kjo shkëputje bëhet plotësisht brenda normave të etikës dhe deontologjisë profesionale të avokatit, në zbatim të Kodit të Etikës së Dhomës së Avokatisë dhe legjislacionit në fuqi. Nuk ka asnjë konflikt interesi, akuza reciproke apo qëndrim polemik nga asnjëra palë. Vendimi pasqyron thjesht dhe vetëm mungesën e kushteve objektive të domosdoshme për vazhdimin e një mbrojtjeje ligjore efektive.

Studio Ligjore “Cakrani” i uron z. Metaj gjetjen e përfaqësimit ligjor të duhur dhe respekton të drejtën e tij kushtetuese dhe konvencionale për gjykim të drejtë. Gjatë gjithë periudhës së bashkëpunimit, avokati Kujtim Cakrani ka vepruar me integritet profesional të plotë dhe do të ruajnë, si e kërkon ligji, konfidencialitetin e informacioneve të fituara gjatë ushtrimit të mandatit.

Kjo deklaratë lëshohet me qëllim ekskluziv të transparencës ndaj opinionit publik dhe medias, për të evituar çdo keqkuptim apo interpretim të gabuar të rrethanave që çuan në përfundimin e marrëdhënies profesionale.

6 Komente

  1. H
    Hajro Cini akademik

    Sti ka dhon paret si duket . Pastaj Meta nuk eshte se humb ndonje gje ti avokat me shkoll Kristali je .

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptar

      Hajde gallat hajde

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bravo Ujku Skraparit

        Nese do te qendroshe ne burge , mer kete loqe avokat dhe e ke te garantuar denimin. Ujku Skraparit nuk duhet ta kishte pranuar kete loqe katundi , nje gabime fatal.... Hidhi syte nga avokati Lezhjan Nderca nese do drejtesi...

        Përgjigjjuni
        1. O
          O

          Antipatik te zoti

          Përgjigjjuni
          1. E
            EMIGRANTI

            Mis po ky tha le peng nga pasuria e tij per I.Meten!!!!!!!

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fieraku mallakastriot

              Mësë fundi Iliri e kuptoi çfarë budalle, çfarë injoranti, deficent, idjot, megaloman, mburravec, ishte Kujtim Cakrani...... . Një I paaftë dhe I pazoti, që jeton me lavdinë që shpik për paraardhësit e tij, tradhëtarë në çdo etapë që ka kaluar kombi shqiptar. Kujtim Cakrani nuk është shkëputur asnjëherë prej klientëve të tij, pa u rrahur prej tyre....... . Nuk e di a e ka rrahur Ilir Meta me ane të Blushit të tij.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje