Eksperti i Sigurisë: Protesta ka elemente të luftës hibride dhe ndikim të influencave të huaja

29 Qershor 2026, 12:40Kronika TEMA
Eksperti i Sigurisë: Protesta ka elemente të luftës hibride dhe

 Eksperti i Sigurisë Faik Basha, i ftuar në emisionin "Terminal" me Aurora Sulçe në A2 CNN, deklaroi se protesta duhet analizuar edhe nga këndvështrimi i sigurisë kombëtare, duke pretenduar se ajo ka shfaqur elemente të një lufte hibride dhe është ndikuar nga influenca të huaja.

Sipas Bashës, zhvillimet e fundit kanë përforcuar bindjen e tij se bëhet fjalë për një formë të luftës hibride, një qëndrim që, siç tha ai, e ka shprehur që në ditët e para të protestës.

"Sot më vjen mirë që koha më dha të drejtë. Kjo situatë kërkonte një analizë sigurie dhe një mendim më të thelluar në drejtim të influencave të huaja.

Pas disa ditësh u provua se kemi të bëjmë me një luftë hibride", u shpreh Basha. 

3 Komente

  1. P
    Po e organizon Egjipti i lashte, Babilonia dhe Ink

    E thame qe diten e pare. Eshte Greqia, Rusia, Irani, Myslimanet, Kosovaret, Tetovaret, UFOT, Vampirat dhe Zombit. S ka lidhje fare qe jemi nje diktature qe shpopullon vendin masivisht dhe shproneson me dhune banoret dhe ja shet te huajve, ose ja fal me status investitori strategjik.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Katerri Htybrid

      O Roje, çfar pune Bën!!!!! Ore Faik, po çne ti me këto terma: Hybrid Warfare??? Ti një kapteri mediokër ke qenë, as toger nuk u bëre tamam. Ruaj ndonjë gjë aty tek kompania e rojeve të Ilirias, dhe rri rehat se truri jot nuk e ka aq të gjatë sa të thellohet në këto procese që ndikojnë në Objektiva të Sigurisë Kombëtare dhe Diktojnë ndryshimet dhe Përshtatjet e Strategjisë së SK... Dhe mos u bëj shërbëtor kaq mediokër sa reagimin qytetar ndaj paudhësitë të estabilishmentit, ta cilësosh si Luft Hibride te dikujt tjetër. ....edhe pse ti nuk je, as i pari e as i fundit Lypsarë që ushqehesh me "kocat" e Atdheut.

      Përgjigjjuni
    2. 6
      66

      E çfarë ka thënë si ekspert këtu?! Është normale që pakënaqësitë, revoltat, lëvizjet politike, institucionet e shtetit dhe fetare, shërbimet e sigurisë, varfëria, mizejra etj, etj do të tentohen të shfrytëzohen nga çdo kundërshtar apo vend armik, por edhe aleatët, sepse në botë nuk ecet me miqësi por me interesa. Edhe Shqipëria duhet të shfrytëzojë të pakënaqësitë,.revoltat, dobësitë e shoqërive dhe qeverive të vendeve armike si Greqia apo Serbia, që të çarat e tyre t'i kthejë në humnera, duke vënë në jetë planet e fuqizimit të kombit shqiptar. Por Shqipëria këto 35 vjet prostitucion nuk ka kurajon të etiketojnë as armiqtë e vet, përveçse zgjedh si armiq vetëm armiqtë e Amerikës, BEsë dhe Israelit. Detyra e një qeverie është të lëri sa më pak hapësira që mund të shfrytëzohen nga armiqtë. Për këtë duhet patriotizëm,.ndershmëri, efiçencë, trimëri, sulm, strategji, platformë, përgatitje, objektiva madhore kombëtare. Jo vjedhje, prostitucion, delir, karshillëk

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje