Kombëtarja e Kanadasë siguroi kualifikimin për në fazën tjetër të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti minimalisht 1-0 Afrikën e Jugut falë një goli të shënuar në minutat e fundit të takimit.
Mes atyre që festuan më shumë suksesin e kanadezëve ishte edhe reperi i famshëm amerikano-kanadez, Drake. Para nisjes së sfidës, ai kishte publikuar në rrjetet sociale skedinën e bastit, ku kishte vendosur 770 mijë dollarë kanadezë për kualifikimin e Kanadasë.
Fitorja e ekipit vendas i buzëqeshi edhe artistit, i cili arriti të fitonte më shumë se 1 milion dollarë nga basti i tij.
Një tjetër parashikim i saktë për Drake, i njohur jo vetëm për suksesin në muzikë, por edhe për bastet e bujshme sportive që shpesh tërheqin vëmendjen e mediave dhe fansave të tij.

Nuk fitoi një milion dollarë o zoti gazetar POR 231 000 dollarë sepse 770 000 ishin të tijat
Koficent 1.3 ka vene 770k per 1m ka fitu 230k ..e keni nxjer dhe skedinen vete ..