Kush është kolumbiania që u bë sensacion në Kupën e Botës me fotografitë nga tribunat?

29 Qershor 2026, 09:45Lifestyle TEMA
Kush është kolumbiania që u bë sensacion në Kupën

Jo vetëm futbolli, por edhe tifozët po marrin vëmendjen në Kupën e Botës 2026. Mes tyre, një emër që po bën bujë në rrjetet sociale është ai i Veronica Soto, tifozes kolumbiane që është kthyer në një sensacion falë paraqitjes së saj në tribunat e stadiumeve.

Fotografitë e saj janë shpërndarë me shpejtësi në internet, ndërsa shumë media të huaja e kanë cilësuar si një nga tifozet më tërheqëse të këtij edicioni të Botërorit.

Veronica udhëtoi drejt Meksikës në momentet e fundit, pasi ndryshoi planet e pushimeve dhe vendosi të ndjekë nga afër kombëtaren e Kolumbisë. Në stadiumin "Azteca", ajo u shfaq me një veshje të personalizuar në ngjyrat e flamurit kolumbian, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e kamerave.

Pamjet e saj u transmetuan edhe nga sinjali zyrtar i FIFA-s, ndërsa në rrjetet sociale komentet për bukurinë dhe stilin e saj nuk kanë të ndalur.

Por Veronica Soto nuk është thjesht një tifoze e zjarrtë. Ajo është inxhiniere ndërtimi, e specializuar në marketing, sipërmarrëse dhe krijuese përmbajtjesh në rrjetet sociale.

E lindur në Montería dhe e rritur në Ciénaga de Oro, ajo jeton prej vitesh në Medellín, ndërsa pas famës së fituar gjatë Botërorit, profili i saj në Instagram ka njohur një rritje të ndjeshme me qindra mijëra ndjekës të rinj.

Me Kolumbinë ende në garë, Veronica nuk e përjashton mundësinë për të qenë sërish në tribunë, aty ku tashmë është kthyer në një nga figurat më të komentuara të Kupës së Botës 2026.

Lini një Përgjigje