“Kanë ngritur vila, kanë vetura, kanë futur vaska me hidromasazh nëpër shtëpi etj., kanë mobiluar nga 200 m2 shtëpi. Pra, ku i gjetën ata paratë? U bënë si pullë poste nëpër dogana, siç janë timbret e doganave, kështu janë bërë deputetët e PD së”
Tri probleme në një fjalim të shkurtër por akuzues për drejtuesit politik të mazhorancës së mandatit të parë qeverisës I dalë prej zgjedhjeve të marsit 1992. Deputeti Teodor Keko, ipërjashtuar nga vala e parë e spastrimeve në Partinë Demokratike, përdori foltoren e parlamentit për të demaskuar jo vetëm ligjet me frymë autoritare që po prodhonte mazhoranca e kohës, por edhe shndërrimin e shpejtë të zyrtarëve të lartë nga idealistë në oligarkë të rinj. Me sarkazëm por dhe akuza të drejtpërdrejta, në një seancë parlamentare nբ vitin 1993, ai denoncoi luksin e pashpjegueshëm të deputetëve, duke shtruar publikisht pyetjen se ku i gjetën paratë për vilat, mobilimet dhe vaskat me hidromasazh. Ky fjalim nuk ishte thjesht një qëndrim politik, por një kambanë alarmi përballë shfaqjeve të para të korrupsionit shtetëror, në një kohë kur mazhoranca qeverisëse akuzohej se po riciklonte mendësinë e vjetër komuniste, që Keko e sjell me sarkazëm përmes parullave komuniste: "Sulmo, shkatërro armikun barbar, dhe armiku jemi ne".
Teodor Keko: I nderuar zoti Kryetar!
Për mendimin tim ky projektligj është i hartuar me një mendësi komuniste në vazhdën e asaj këngës partizane: “Sulmo, shkatërro armikun barbar”, dhe armiku jemi ne.
Dhe po polarizohet aq keq jeta shqiptare, sa nuk është çudi që nesër të kërkohet dhe të ligjërohet prej jush edhe monopartitizmi. Përderisa arriti të thuhet se do t’u japim kartën e strehimit atyre që lëvizin edhe kjo mund të bëhet. Sepse karta e strehimit është hequr me vendim nga Ramiz Alia që në vitin 1989, 1990, apo 1991, pra pasaportizimi.
Ju bëj thirrje për konsensus në hartimin e këtij ligji dhe për një respektim absolut të dispozitave tona kushtetuese, përndryshe ne do të reagojmë në atë mënyrë, sa ky ligj mund të këtë siglën PD plus Laço. Për sa i përket deklarimit të pasurive, unë mendoj se ky është një humor i rëndë që bëhet në kurrizin tonë, sepse në radhë të parë, nuk po merret vesh se kush i deklaron pasuritë tona.
Në radhë të dytë, unë nuk kam deklaruar ndonjëherë që Pjetër Arbnori apo Sali Berisha janë njerëz që kanë marrë para. Po ata kur duan të deklarojnë pasuritë e tyre le t'i deklarojnë të fundit fare ose le të na i lënë neve t'i kontrollojmë ato. Vetë ata të kontrollojnë të tjerët që kanë ngritur vila, kanë vetura, kanë futur vaska me hidromasazh nëpër shtëpi etj., kanë mobiluar nga 200 m2 shtëpi. Pra, ku i gjetën ata paratë? U bënë si pullë poste nëpër dogana, siç janë timbret e doganave, kështu janë bërë deputetët e PD së.
Problemi i tretë që më shqetëson mua, është ai që ngriti zoti Baleta, problemi i Kosovës. Unë e kuptoj që ju për të qëndruar në pushtet do të përfaqësoni edhe vullnetin e atyre që ju mbështesin për ta mbajtur këtë pushtet, sepse kjo është politikë, por unë mendoj se nuk duhen zbathur kaq shpejt të brendshmet, d.m.th. nuk duhet lëshuar vetja kaq shumë, sepse ky është falimentim, ndërkohë që jeta politike shqiptare ka nevojë për ju.
Nuk mund të ndërrohet politika e jashtme çdo 2 sekonda siç i pëlqen njërit apo tjetrit. Tek e fundit bëhen disa pazare, dhe pazari ynë me Kosovën nuk mund të bëhet dot kurrë, sepse po u lëshua ajo ne mbaruam fare.
Falemnderit!
TemA
U prehsh ne paqe Z Teodor. Mos u merzit, vendin ta kane zene Zeqinete. Sepse kete kane bere Palloshi i Beles, dhe kellira Berishe. Robt ku ti kene....
Edhe pse dikush mund te thote se po e tepron me ato qe thua une do te shkruaja perseri me force:urrejtia pathologjike antikristiane e muslimon brothers m'Albaniston,ka qen, eshte e do te existoi edhe per shume shekuj..... gezuar ramazonin
A doni më per Saliun, o trushkulurit me dy gishta perpjetë.
E keqja e demokracisë filloi kur u bë marveshja për lënien e pushtetit. Pjesa tjeter është thjeshtë vazhdim i lojës