Kleofina dhe Ben Pavard do të bëhen prindër, modelja shqiptare ndan videon emocionuese të shtatzënisë

29 Qershor 2026, 11:39Lifestyle TEMA
Kleofina dhe Ben Pavard do të bëhen prindër, modelja shqiptare

Modelja shqiptare Kleofina Pnishi dhe futbollisti francez Ben Pavard kanë ndarë me ndjekësit lajmin e bukur, çifti është në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Pas martesës së tyre të mbajtur larg vëmendjes së madhe mediatike, Kleofina ka zgjedhur ta bëjë publik lajmin e shtatzënisë përmes një videoje mjaft emocionuese në Instagram.

Në videon e publikuar, modelja shfaqet me barkun e rrumbullakosur krah partnerit të saj, ndërsa janë përmbledhur momentet më të bukura të nëntë muajve të fundit, duke sjellë copëza të udhëtimit të tyre drejt prindërimit.

Postimi shoqërohet me mbishkrimin e thjeshtë, por domethënës, “Last 9 months” (“9 muajt e fundit”), duke emocionuar fansat dhe miqtë e çiftit, të cilët i kanë uruar me mijëra komente dhe mesazhe për këtë kapitull të ri në jetën e tyre.

Kleofina Pnishi, me origjinë shqiptare, dhe mbrojtësi i kombëtares franceze Ben Pavard janë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në mediat rozë. Tashmë, pas martesës së tyre, ata po përgatiten të mirëpresin anëtarin më të ri të familjes, duke ndarë me publikun një nga momentet më të veçanta të jetës së tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by kleofina (@kleofina)

Lini një Përgjigje