"Si t'ia thoja vajzës se babai kishte ndërruar jetë?" Modelja shqiptare rrëfen dhimbjen më të madhe të jetës

29 Qershor 2026, 10:12Lifestyle TEMA
"Si t'ia thoja vajzës se babai kishte ndërruar

Modelja shqiptare Misse Beqiri ka ndarë për herë të parë dhimbjen e madhe që përjetoi pas vdekjes tragjike të ish-partnerit të saj, Jake Hall, duke treguar se momenti më i vështirë ishte kur iu desh t'i tregonte vajzës së tyre, River, se babai i saj kishte ndërruar jetë.

Në një intervistë emocionale, Misse u shpreh se ende nuk e ka përpunuar plotësisht atë që ndodhi dhe se telefonata nga familja e Jake ishte më e rënda që kishte marrë ndonjëherë.

"Edhe sot vazhdoj të mendoj nëse kjo është e vërtetë. Kur mora telefonatën, nuk mund ta besoja. Gjëja e parë që më shkoi në mendje ishte vajza jonë. Mendoja vetëm si do t'i tregoja se babai i saj nuk jetonte më", tha ajo.

Modelja tregoi se vajza e tyre 8-vjeçare e ka përjetuar shumë rëndë humbjen dhe tashmë ndjek seanca terapie për ta përballuar dhimbjen. Një nga momentet që e ka prekur më shumë ishte pyetja e së bijës: "A e dinë të gjithë që unë nuk kam më baba?"

Dhimbja për Misse është bërë edhe më e rëndë pasi kjo nuk është tragjedia e parë që ka përjetuar. Në vitin 2019 ajo humbi edhe vëllanë e saj, Flamur Beqirin, i cili u vra, ndërsa pranoi se e kishte pyetur veten si ishte e mundur të përballej me një humbje kaq të madhe për herë të dytë.

Jake Hall humbi jetën muajin e kaluar në moshën 35-vjeçare, pasi pësoi lëndime fatale në kokë nga përplasja me një derë xhami në një vilë në Mallorca.

Edhe pse prej vitesh nuk ishin më çift, Misse dhe Jake kishin ruajtur një marrëdhënie të mirë për rritjen e përbashkët të vajzës së tyre. Modelja theksoi se do ta kujtojë gjithmonë me dashuri dhe respekt si babanë e River.

Lini një Përgjigje