Arrestoni humorin!

28 Qershor 2026, 11:50Blog Nga Ylli Manjani

Qenka zbuluar armiku më i madh i demokracisë shqiptare. Jo korrupsioni. Jo krimi. Jo varfëria. Një… arkitekt.

Një arkitekt i huaj paska shkruar një letër satirike, ku i thotë Edi Ramës: “Je autokrat, por me shije estetike. Madje, kot lodhesh edhe me zgjedhje.”

Për çdo njeri me dy gram sens humori, kjo është një hiperbolë satirike. Një tallje. Një ironi që godet pikërisht paradokset e pushtetit.

Por jo. Revolucioni ynë nuk njeh ironi. Ai njeh vetëm dosje penale.

Brenda pak orësh, satira u promovua në “agjitacion e propagandë”, “thirrje kundër demokracisë”, “rrezik për rendin kushtetues”. Mbetet vetëm që dikush të kërkojë ekspertim grafik për të provuar se edhe presjet në letër kanë qëllim kriminal.

Me këtë ritëm, do të duhet të arrestohen edhe autorët e komedive. Edhe karikaturistët. Edhe aktorët që luajnë diktatorë në teatër. Sepse, sipas logjikës revolucionare, nëse e interpreton një autokrat në skenë, je bërë autokrat. Nëse shkruan një satirë për diktaturën, je propagandist i diktaturës.

Kjo është arsyeja pse fanatizmi nuk ka pasur kurrë sens humori. Ai nuk di të qeshë. Di vetëm të denoncojë.

Revolucioni, kur i hipën temperatura, fillon gjithmonë me parullën “Poshtë tirania!” dhe përfundon me urdhrin “Arrestoni humoristin!”

Në fund, nuk është letra që të shqetëson. Është fakti që dikush e lexon satirën si kallëzim penal. Dhe ky është një lajm shumë më interesant sesa vetë satira.

Sepse kur humori përfundon në SPAK, problemi nuk është më autori i humorit. Problemi është ai që ka humbur aftësinë për ta dalluar të qeshurën nga krimi.

19 Komente

  1. I
    Ish votues PS

    Ky eshte rrot kari komplet.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vëzhguesi

      O zot sa i trashë nga trutë qenke!

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vëzhguesi

        Të lutem, ky është një nick name që e përdor unë. Mos ma përdhos nick name, sepse unë nuk përdor zhargon në komente. Gjej llagap tjetër, ka plot në treg.

        Përgjigjjuni
      2. G
        Gjovo Shiroka

        O ish, ish, ish, ish…….. Humorin e shkodranëve, nuk e mposhti dot, as rregjimi i Enver Hoxhës, që nxorrën humoteskë deri edhe për pordhën duke tallur rregjimin për mungesën e ushqimeve në treg, e sidomos groshëve që prodhojnë pordhët. Kështu i nderuar ish, ish, ish, ish….që do të jeshë gjithmonë një copë ish.

        Përgjigjjuni
        1. O
          Or ti

          Ti nuk vlen as sa një qime e loqes së Ylli Manjanit o votuesit i Sali shpellarit .

          Përgjigjjuni
        2. s
          sapa

          Kjo leter tregon se sa shume e kane vjedhur kete vend por ti i jep drejtimin qe do padroni yt!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Altin Pellumbi

            Shume sakte!

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tarasi

              Po dhe ti o impotent u bere patronazhist.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lapa

                Manjani

                Përgjigjjuni
                1. Y
                  Yll je sic ke emrin

                  O Yll , ti kerkone qe kafsha e zbarkuar ne Tirane te tregoje kulture .......me duket se po tall trapin. Punoje katundari ne Greqi beri 20 mije euro bleu nje appart te Ali Demi dhe u bé kryeqytetas haaaaa , po jooooo , Bufi kenetes ka 50 vjet ne Tirane dhe nuk di te iki... Ne Berat thone : Nuk behesh beratas por linde beratas.... Ne Tirane ka plasur muti sheshit. Nese do kishte nje rregull drejte levizjes se popullsise, nuk do ndodhnin keto stupidite.

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Jo nukë ështe satirike

                    Në menyrë saterike apo jo, e verteta ështe se Edi Rama, ështe një lider" hajdut, autokrat, njësoj si lidri I ti shpirtrore Erdogani i Turqisë, aop si pararsi ti Saliu. Rama duke ndertue Xhamie dhe korrupsion e ka bër Shqiprinë si Kosovën apo si vendet e tjera të lindjes. Edi Rama na doli një mut si Enver Hoxha dhe Sali Gerdeci.

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jo eshte sati

                      Kjo eshte drejtesia shqiptare. Ti duhesh gjetur dhe derguar para gjykates te tregoshe vjedhjet e Rames , ne te kundert duhet te burgosesh per shpifje. Eshte katastrofe kafsha ka dale nga kafazi dhe nuk di çfare bene.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Korçari

                        Po kur u bë i tillë Rama o rrotë kari "jo nuk është satirike" ,në këto 11 muaj ? Po a nuk u pyetën shqiptarët vitin e kaluar në votime dhe e votuan Ramën gati dy të tretat e votuesve e morri 83 deputetë ?!

                        Përgjigjjuni
                      2. T
                        Tapa

                        Sapa! Kupton sensin? Eshte vape sot! Shkruaj ne mbremje. Se ndonjehere me raste me je dukur edhe e mencure!

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Detari

                          Keta arkiteket gej te evropes tallin k me popull sunit duke prishur vendin me arkitekture te keqe.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Teodor

                            Cinizmi o ketij eshte i tmerrshem....

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Ton

                              Po pse satire? Cfare ka thene ne lidhje me arkitekturen eshte e sakte....

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Lea

                                O Manjan cfare te ka afruar qeveria. Rroge mujore? Akses te shpejte ne seanca gjyqesore? Cfare? Se nuk ka mundesi...nga Kritik i tmerrshem ke Krasta u shnderrove ne nje Çup e Beqir apo Meçe...

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Drini I bardhe e I zi bashke.

                                  0 ti satiristi ,E. Hoxhes ,me nder , i ha mutin .E beri buken me miellin qe gjeti . me varferine ,injorancen, pa shkollimin ,me kanunin,etj etj dhe buka doli e mireDhe te tera keto u zhduken Dhe ne te nentedhjetat e Sals i prute prap.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje