Video/ Puthje pasionante mes balerinës shqiptare dhe partneres së saj, por festa në Milano ndërpritet nga një incident

29 Qershor 2026, 09:02Lifestyle TEMA
Video/ Puthje pasionante mes balerinës shqiptare dhe partneres së saj,

Një moment romantik mes balerinës shqiptare Francesca Nuredini dhe këngëtares italiane Elodie ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, por festa e Pride në Milano nuk kaloi pa një incident të pakëndshëm.

Gjatë paradës së zhvilluar më 27 qershor, ku morën pjesë mijëra persona në mbështetje të komunitetit LGBTQIA+, çifti u shfaq shumë i afërt, duke shkëmbyer përqafime dhe puthje që u bënë shpejt virale në rrjet.

Megjithatë, në një video të shpërndarë fillimisht në TikTok dhe më pas në platformën X, shihet momenti kur Elodie tërhiqet papritur nga krahu nga një person mes turmës. Gjithçka ndodhi teksa këngëtarja po ecte pranë Francesca Nuredinit, ndërsa stafi i sigurisë kishte krijuar një korridor për pjesëmarrësit.

Pamjet tregojnë Elodien të befasuar nga veprimi i papritur, por situata zgjat vetëm pak sekonda dhe ajo vazhdon marshimin pa pasoja.

Videoja ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kanë kritikuar sjelljen e personit, duke theksuar se entuziazmi i fansave nuk justifikon kontaktin fizik të padëshiruar.

Pavarësisht episodit, atmosfera festive nuk u zbeh. Më vonë, Elodie publikoi në rrjetet sociale një fotografi romantike ku shfaqej duke puthur partneren e saj, balerinën shqiptare Francesca Nuredini, imazh që mori mijëra pëlqime dhe komente brenda pak orësh.

Lini një Përgjigje