Në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës ka nisur Konferenca Ndërkombëtare Shkencore "Aspekte të përndjekjes politike të ish-Sigurimit të Shtetit Shqiptar (1944–1991)".
Konferenca u çel nga Kryetarja e AIDSSH-së, Dr. Gentiana Sula, e cila theksoi se studimi i dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit nuk është vetëm një proces i ruajtjes së kujtesës, por një mënyrë për ta kthyer arkivin në dije, përmes kërkimit shkencor, debatit akademik dhe bashkëpunimit ndërdisiplinor.
Gjatë dy ditëve të punimeve, studiues nga Shqipëria dhe vende të tjera europiane do të prezantojnë kërkime mbi mekanizmat e përndjekjes politike, funksionimin e Sigurimit të Shtetit dhe pasojat e tij në shoqërinë shqiptare, duke kontribuar në zhvillimin e studimeve mbi kujtesën historike dhe drejtësinë tranzicionale.
/MD/
Lini një Përgjigje