Kryeministri Rama publikon pamje nga Muzeu i Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor e turistik për qytetarët

28 Qershor 2026, 09:54Kulturë TEMA
Kryeministri Rama publikon pamje nga Muzeu i Lundrimit në Shkodër:

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Muzeu i Lundrimit në Shkodër, i cili po merr formë dita-ditës.

Krahas videos së publikuar në rrjetet sociale, Rama ka shkruar se Muzeu i Lundrimit në Shkodër është një hapësirë kushtuar historisë dhe trashëgimisë së lundrimit.

Sipas kryeministrit, ky Muze do të shndërrohet në një destinacion të ri kulturor dhe turistik për qytetarët dhe vizitorët.

Reagimi i Ramës krahas videos:

MIRËMËNGJES

dhe me pamjen e Muzeut të Lundrimit, që po merr formë në hyrje të Shkodrës, si një hapësirë kushtuar historisë dhe trashëgimisë së lundrimit, që do të shndërrohet në një destinacion të ri kulturor e turistik për qytetarët dhe vizitorët, ju uroj një fundjavë të mbarë

A.K./TemA

1 Komente

  1. s
    sapa

    Kjo ju mungon shqiptareve!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje