Kokainë me vlerë mbi 100 mijë euro në doza në makinë, 33-vjeçari shqiptar arrestohet nga policia në Padova

28 Qershor 2026, 10:50Bota TEMA
Kokainë me vlerë mbi 100 mijë euro në doza në

Një kontroll rutinë i policisë italiane në një autostradë në Padova çoi në arrestimin e një 33-vjeçari shqiptar, pasi në automjetin e tij u gjet më shumë se 1 kilogram kokainë. 

Sipas autoriteteve italiane, makina u ndal pranë zonës së shërbimit Limenella, pasi po lëvizte me shpejtësi të lartë. Gjatë kontrollit, drejtuesi i mjetit u shfaq i shqetësuar dhe nuk arriti të jepte shpjegime të qarta për destinacionin e udhëtimit.

Sjellja e tij ngriti dyshime te efektivët, të cilët vendosën ta shoqëronin në Komisariatin e Padovës për një kontroll më të detajuar të automjetit.

Aty u zbulua një mekanizëm elektronik që hapte një hapësirë të fshehtë, ku ishte vendosur një pako me mbi 1 kilogram kokainë shumë të pastër. Hetuesit vlerësojnë se droga kapte një vlerë mbi 30 mijë euro në tregun me shumicë, ndërsa e shitur në doza mund të sillte mbi 100 mijë euro fitim.

Gjatë verifikimeve, policët konstatuan gjithashtu se 33-vjeçari kishte krahun dhe dorën e fashuar. Ai u tha se ishte plagosur gjatë një përleshjeje me persona të panjohur, pa dhënë shpjegime të tjera.

Shqiptari u arrestua me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin dhe u dërgua në burgun e Padovës në pritje të masës së sigurisë. Ndërkohë, autoritetet italiane kanë nisur procedurat për revokimin e lejes së tij të qëndrimit.

1 Komente

  1. g
    gjergji

    Drogistet e narkomanet shqiptar te diaspores ne Europe perkrahin fuqimisht revolucionin e flamingove se bashku me antisemistet e perkrahesit e organizatave terroriste Hamas e Hejsboollah natyrisht me dollar o euro. Kam ndigju se Kreshnik Osman vlet si analist i Lindjes Mesme.Me siguri maksimale ai genjen ne cdo fjale,fjali apo per meserin qe ai i "dikton" ne ekranet e lelevizioneve. Nje shok i imi shqiptar : Kreshnik eshte pseudonimi,ne te vertete e ka emrin Kinshirk osmanlli. Se kuptoj se cfar Shqipria i ka ba keq ktyre llomsinave?????!!!!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje