VIDEO/ Rama publikon problemin e qytetarit: Protesta e njerëzve të ndershëm e drejtë, por zgjidhja nuk është ta hedhim shtetin në erë

28 Qershor 2026, 10:30Politika TEMA
VIDEO/ Rama publikon problemin e qytetarit: Protesta e njerëzve të

Kryeministri Rama publikoi në podcast-in ‘Flasim’ mesazhin e një qytetari që thotë se prej 6 vitesh nuk ka asnjë përgjigje pas shembjes nga tërmeti i 2019 i pallatit ku banonte. Qytetari, i cili prezantohet si Amos, thotë se prej 6 viteve shkon sa nga një institucion në tjetrin dhe kjo revoltë e ka çuar tashmë te protesta para kryeministrisë, ku shprehet se përpiqen të gjejnë fajtorin.

"Mirëdita, zoti Kryeministër. Lexova, si çdo ditë, edhe sot postimin tuaj, të ardhur nga një qytetar i gjeneratës time". Pra, dërguesi është i të njëjtës gjeneratë me mua.

"Shumë e qartë që një kryeministër vlerësohet dhe votohet për vizion, ide, ambicie, sfida që na bashkojnë si komb, të cilat në mënyrë direkte apo indirekte prekin jetët tona. Problemi fillon kur institucionet e varësisë harrojnë që, ndërsa një kryeministër ka për detyrë ato më sipër, ato duhet të merren me problemet e përditshme që i prekin jetët tona dhe jo të përfitojnë nga ky vizion, por të punojnë që vizioni të jetë i prekshëm edhe për ne.

Jemi 12 familje që janë bashkuar në këtë protestë, jo të gjithë me prezencë në bulevard, sepse jemi të zhgënjyer që akoma edhe sot nuk kemi një zgjidhje për gjysmën e pallatit që na është shembur nga tërmeti i 2019-ës, pranë Ministrisë së Jashtme. Kemi ndjekur të gjitha rrugët e robit, të ligjit dhe të Zotit për të kërkuar ndihmë pranë çdo institucioni, minibashki, bashki, Avokat Populli, ministri dhe kryeministri, por akoma sot pa përgjigje.

Ju kemi shkruar edhe ju një letër vitin që shkoi dhe menjëherë pas saj na kontaktuan nga Bashkia Tiranë, duke na premtuar zgjidhje në prani edhe të deputetes. Por pas zgjedhjeve elektorale, përgjigjet në shkresa nuk kishin kurrfarë lidhjeje me premtimet në zyrë, nuk na prisnin më. E delegonin problemin në institucione të tjera për mungesë kompetencash ligjore; u rikthye në pikën zero. Asnjë që merr përsipër jo të na e zgjidhë, por të paktën të çojë zërin ku duhet, ta ndjekë problemin dhe të na mbajë në kontakt të vazhdueshëm.

Për këtë ju kemi zgjedhur, mendoj edhe ne si qytetarë, në mënyrë direkte apo indirekte; prej gjashtë vitesh në spirale, nga një derë te tjetra, i vendosim emrin tuaj këtij problemi. Ndoshta gabimisht", e thotë vetë në kllapa, "nuk janë pak gjashtë vite pa përgjigje dhe, ndërkohë, shikojmë që jepen leje ndërtimi për resorte, komplekse, pallate. Mirë se të vijnë, çdo muaj pothuajse, por pyesim veten: po për një shkallë pallati kaq e vështirë është leja? Duhet të jemi ndërtues, biznesmenë që të gjejmë kanalin e komunikimit dhe pastaj aludojmë, duke ngarkuar veten dhe mendjen, që aty i është premtuar këtij, atij ndërtuesi; nuk dimë çfarë shpjegimi t'i japim kësaj përplasjeje realitetesh.

Dhe kur mendja helmohet, këmbët të çojnë në bulevard. Pse ne duhet t'i shkruajmë letra dhe SMS një kryeministri, kur ka me dhjetëra drejtorë, ministri e bashki që në gjashtë vite duhet të na kishin zgjidhur problemin? Pse duhet të shkëputem unë nga puna për të çuar këtë SMS? Pse duhet të dal të protestoj pasdite, kur mund të kaloja kohë me fëmijët e mi? Pse duhet të pres? Nuk i mjaftuan gjashtë vite këtij shteti?

Këto probleme të përditshme, por jetësore, që ne ndeshemi prej vitesh, na detyrojnë të gjejmë fajtorin tek ju. Vetë administrata juaj ka tendencën t'ia delegojë paaftësinë e saj te ju, duke na vënë ne si qytetarë përballë jush si kryeministër. Përgjigje informale të tipit: 'Pse s'e ke dërguar në gjykatë?', 'Meqenëse kryeministri ju ka premtuar zgjidhje, le t'ua japë ai', 'S'keni pse vini këtu, nuk është kompetenca ime, por e qeverisë', 'Nuk firmos unë të shkoj në burg se do kryeministri t'jua bëjë aty pallatin ku e keni pasur', nuk bëjnë gjë tjetër veçse e mbushin gotën e ujit çdo ditë.

Ndjesë për mënyrën e drejtpërdrejtë të komunikimit, por mendoj që është më e ndershme kështu. Shumë në rregull me planet dhe vizionet, por duam të jetojmë mirë çdo ditë dhe duam sot. Nuk kemi nevojë për lëmoshë, se ia dalim vetë në jetë, por duam që shteti të mos na vendoset si traversë. Kemi ndjesinë e keqe se na kanë hyrë në hak dhe nuk do të gjejmë më zgjidhje. Ndjesë për shqetësimin, por ndihem i pafuqishëm për të zgjidhur këto probleme dhe më besoni që kjo ndjesi më dhemb.

Faleminderit. Ditë të mbarë. Me respekt, Amos Mezuraj”, shkruan qytetari.
Në përgjigje, kryeministri Rama tha se kjo është protesta që atij i intereson e zemëron, ndryshe nga ajo “e shtirjeve” që e neverit.

“Tani, unë dua ta them shumë qartë dhe shumë drejtpërdrejt: kjo është protesta që mua më intereson, që mua më zemëron po ashtu, që mua më motivon të vazhdoj luftën time. Nuk më zemëron mua protesta e sikur-eve, as protesta e shtirjeve. Ajo më neverit; kjo më zemëron. Dhe nëse do të isha në vendin tënd, i dashur Amos, pas gjashtë vitesh pritje, dyersh që hapen e mbyllen, premtimesh që treten, përgjigjesh që delegojnë përgjegjësinë te dikush tjetër, me shumë gjasa unë do të ndihesha njësoj; me shumë gjasa edhe unë do të ndihesha pjesë e asaj proteste ose do të shkoja edhe vetë në protestë. Kështu që nuk e vë në dyshim për asnjë moment. Përkundrazi, e ndjej, sado që mund të mos ta besosh. E ndjej zemërimin tënd si të ishte imi. Dhe mesazhi yt është këtu, i nxjerrë.

Kam plot të tilla, se është shembulli më i mirë i diçkaje që unë e kam thënë vazhdimisht këto ditë. Jo çdo njeri që bashkohet në protestë është aty për një arsye. Ka plot njerëz që nuk i çon në bulevard ndonjë ideologji, a ndonjë parti, a ndonjë inat abstrakt. Nuk i çojnë as like-et, as folloëers-at për të joshur sot protestues që nesër janë klientë dhe për t'u shitur pastaj produktet e influencerimit. Nuk i çojnë aty as bindjet ambientaliste, që janë fisnike patjetër, as impulset e verbra nacionaliste, as manipulimet apo, më keq akoma sesa manipulimet, misionet e ndryshme për të manipuluar të tjerët, por i çon një hall që, në fund të fundit, kthehet në një zemërim dhe një zemërim që kthehet në një shpërthim, një padrejtësi që e ndjen mbi shpinë. Kjo është legjitime. Ke shumë të drejtë. Askush nuk duhet detyruar t'i shkruajë kryeministrit, sepse institucionet që paguhen për t'i adresuar këto probleme s'e kanë bërë punën e tyre. Por, nga ana tjetër, unë personalisht çdo mesazh që marr e ndjek; siç e thua edhe në mesazhin tënd, më keni shkruar një vit më parë dhe unë e kam çuar te autoriteti kompetent”, u shpreh Rama.
Më tej kryeministri tha se përveçse bashkia e Tiranës ka mbetur pa kryetar prej një viti, nuk mungojnë as problemet me administratën. Ai theksoi që probleme të tilla s’duhet të përdoren nga njerëz që kanë interesa për të përçarë dhe krijuar probleme.

“Unë kam të njëjtin shqetësim absolutisht dhe e kam çuar mesazhin para një viti te Bashkia e Tiranës. Tani, ne nuk kemi kryetar bashkie. Ne kemi një bashki që "funksionon me defibrilator, me oksigjen", me 700 shtytje dhe me 700 ngërçe. Por, përtej bashkisë, ne kemi probleme me administratën, patjetër, dhe kur administrata nuk e mban barrën që i takon, atëherë barra përfundon mbi shpirtin dhe mbi mendjen e qytetarit, e familjes, e njerëzve që duhet të marrin përgjigje.

Por këtu dua të bëj një ndërhyrje që nuk kërkoj mirëkuptim, por thjesht kërkoj dëgjim nga të gjithë. E kuptoj që kur gjëja vjen te vetja, ka arritur fundi i durimit, por, nga ana tjetër, nuk duhet lejuar që një hall i drejtë të bëhet lëndë djegëse për ata që vazhdojnë e ushqejnë këtë protestë, vazhdojnë e ushqejnë këtë rrëmujë, më shumë shpirtërore sesa fizike, duke bërë dëm pas dëmi, jo duke ndihmuar që gjërat të zgjidhen.

Ata janë njerëz që ushqehen me problemet e të tjerëve dhe janë njerëz, janë subjekte, janë organizata, janë edhe aktorë të tjerë jashtë vendit që ushqehen me problemet e të tjerëve. Problemi juaj dhe i gjithë atyre si ju që shkojnë atje ose që janë të lidhur me atë gjë, nuk është që "t'i jepni karburant" politikës apo qëllimeve të tyre, sepse ata nuk kërkojnë zgjidhje. Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, sepse ata duan të mbajnë gjallë zemërimin, përçarjen dhe iluzionin që çdo plagë e një qytetari është prova se këtu duhet rrëzuar gjithçka dhe Shqipëria duhet të fillojë nga e para. Unë kam detyrimin të dëgjoj njeriun, por të mos bëhem peng i atyre që flasin në emrin tënd. Unë e shoh protestën e njerëzve të ndershëm, e njerëzve që nuk janë "karburant" për industrinë e halleve, si një gjë shumë të respektueshme, shumë të mirëkuptueshme dhe revoltuese për mua; tek unë ajo funksionon.

Njëkohësisht, do t'ju kërkoja diçka të gjithëve ju që jeni në këtë situatë: mos e falni hallin tuaj askund. Mos ia falni administratës dhe, nëse keni nevojë për mua, unë jam këtu të luftoj bashkë me ju, por mos ia falni në asnjë mënyrë atyre që duan t'i çojnë gjërat mbrapsht duke përdorur hallin tuaj. Sepse zgjidhjet kurrë nuk vijnë nga njerëzit që ndezin zjarrin e zemërimit, por nga ata që, pavarësisht të gjitha mangësive dhe gabimeve, mbajnë detyrimin për të "fikur" çdo vatër halli, duke i qëndruar mbi kokë. Unë bëj më të mirën time të mundshme. Unë jam shumë krenar për shumëçka që administrata jonë publike ka arritur dhe për mënyrën se si është transformuar në krahasim me të shkuarën, por jam jashtëzakonisht po kaq i hidhëruar dhe i neveritur me atë çka ndodh me administratën në vende dhe në raste të caktuara. Por zgjidhja nuk është ta "hedhim në erë". Zgjidhja është ta korrigjojmë bashkërisht. Operacionet e mëdha janë bërë. Këtu çështja është për të vazhduar trajtimin e plagëve dhe për të vazhduar trajtimin e atyre pikave që kanë infeksion”, u shpreh

14 Komente

  1. T
    Trojan

    Po pse ti je shteti? Po qe se ti je shteti, duhet te hidhet urgjent ne ere se po mban shume ere!!!!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Socialisti i çoroditur

      Këtë bëri Rilindja, duke bërë drejtorë dhe shefa në administratë injorantë të dështuar në shkollim dhe të pasuksesshëm ose të frustuar në punësimin e tyre , si të paaftë që ishin.... Por ja, vjen Rilindja dhe hedh në rrugë socialistët e mirëshkolluar dhe që kishin ngjitur shkallët e karrierës nji e nga nji..... Sot administrata vetëm sa kujdeset për rrogën e saj

      Përgjigjjuni
      1. X
        X

        Pse policia areston 1 plake 80 vjecare per 1 kotec pa leje. Dhe po policia qe duan delenxhinjte e ripjelljes akoma sot nuk ka arestuar pronaret e resortit prr 1 rrethim me tela me gjemba prej 4 km?????????

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kalariu Berat

        Po ste vjen turp qe e lexon dhe I hedh fajin te tjereve o palaco? Po ka 7 vjet termeti o plehre dhe thua e ka fajin Administrata? Kush e ka nen varesi Administraten? Vetem Patronazhiste Hajdute dhe te paafte ke emeruar dhe I pagon me rroga te majme dhe prape thua nuk kam faj!!! Kush ta ka lene pushtetin Kristaqi apo Aneta me tapi qe thua te GJITHE KANE FAJ DHE VETEM UNE JO!!!!

        Përgjigjjuni
        1. R
          Replikuesi

          Kalariu, nuk mund të shfrysh urrejtjen tënde pa nxjerrë mut e vrer nga goja me fjalë normale e pa sharë e ofenduar ?

          Përgjigjjuni
        2. s
          sapa

          A eshte i vetedijshem ky njeri se cfare perjeton qytetari shqiptar ne shqiperi?

          Përgjigjjuni
          1. P
            PS-ja

            ik o rrobqir njerzit kane te drejte ,u mer pronen gjoja me investime strategjike ,cmimet jane ne maje shqiptaret i ke ndjekur me politikat e tua ,spitalet cope ,rruget cope ,uje me orare ,do ta mbash shqiperine per vete bashke me horrat e tu ,Mbron putanat e tua hajdute Karcanaj Balluku xhacka krfica .Poshte kurva e rilindjes

            Përgjigjjuni
            1. k
              k

              Zgjidhja e halleve te popullit eshte tja dorëzojmë shtetin oligarkëve,korrupsionit,drogës dhe trafikantëve që na sjellin para.

              Përgjigjjuni
              1. s
                student

                Raportimi i qytetarit i sakte dhe njerzit kete gje konstatojne c do dite. Por kjo behet me e qarte kur nje pjese e madhe duan te punojne ne shtet jo pse jane te pa pune , poe se aty ndihen REHAT, ikin kur duan , e vjedhin sa duan. Kur zgjidhin ndonje problem eshte nga ata qe nuk duhet por e ben miku , leku . Ku i gjeni gjithe keta jo pune mbarusr por injorante , te pa afte, servile. Dhe per punet qe si bejne vertet thone i ka fajet AI, dhe kur vjedh i mer per ATE.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gaetano

                  Zoro e di me mire se kushdo tjeter, pa pare shkoder, vlore bashke bere ne tirone, kurre shqiperia nuk ngrihet ne kembe, apo te mbahet me kembet e veta dot.tre qytete, tre krahina, kurr nuk u shiten, kurre sdo blehen. Tre krahina kur nder shekuj pronarin e tokes njohin pronar. Ndaj dhe protesta duket vaket ne ide, pasi thjeshte, 90 per qind e tyre mbrojne prone te falur apo vjedhur, flasin per toke shqiperi, kur vete ata kane zaptuar toke te tjetrit, apo rendomte thjesht ngelen mercenare te tjerve. E kam thene dhe e them, ska shqiperi pa pronar. Se thjeshte do quhet iliri pa shqiptar. Te cohet shtresa e mesme, per hallet dhe pensionistet, e deklaroj, sakte shpejt bukur. 50 tifoze te vllaznise, 50 te flamurtarit, 50 gjys te tirones me partizonit,dhe moja kepuces ne bythe perfundimisht sektit berish, dhe zoros majat nga themrat, per nje jave e garantume Jane mjaftueshem per te majt nje shqiperi te respektuar.e respektoj protesten rinore, por jo pa bosht idealist. Firmos neser kontrate te jemi proktetoriat i USA per 100 vite nga sot, sna duhen 5 strategjike shtete, mjaft USA per te na mbuluar mbrojtjen. Dhe pastaj, ne largohemi duke I dhene te drejte te jene shtetar njerezve me shkolle dhe sigurisht me ndergjegje elementare njerzore. Por nje gje eshte e sigurte, shqiptaret nuk I kane mbijetuar kohes me patranozhiste e pionier te enverit, as me sekt lloj berish ne forme mercenarie, as me rus apo serb, as iran apo turqeni,as gerqi ne talion, as francez e ingliz, po si bir shqiptaresh, qe nevoje kane vec nje dore mbeshtetese, sikurse zoti na dha fat te jete USA per ne. Tashti… USA eshte luani I botes. Nganjehere ushqehet me zebra deri te drenusha per te qene mbret zhungle, fati apo zoti e ka bo , shqiponja nuk eshte ne menu te luanit. Ndryshe nga tigrat rus apo cakenjte kunder shqiptareve, qe e sulmojne shqiponjen. Ndiej keqardhje per ramen tek sa e shoh ne dimrin e vetmise se madhe, pasi perjetoj veten, kjo eshte shqiperia e lene ne dore, te nje cubi berish, dhe garipi rame qe thjesht ndien te vetja si te jete nje god father per shqiptaret. Dhe ai nuk eshte . Zotni burre apo babaxhon burre, historikisht jane ata qe kane zemer, burrni te ulen me burra, po me noken e taulant ne tavolin? E sigurte labi, shkodroni, tironsi nuk ulet. Shqiptaret jane vullnetare te zgjedhjes se dilemes, te zgjedhim nje tmerr pa fund apo nje fund te tmerrshem. Mos harrojme verdalle vetafrohen mercenare greku,rusi apo iran a ku di une. Neser kemi gati giten e xenin, knej ska klysh te ps nuk kontrollon paret neper banka apo kadaster. Shqiptareve i mungojn ne proteste cuna trima,por te orientuar nga noli, frasherit, per atdhe.

                  Përgjigjjuni
                  1. Hakiu

                    Shko,largohu,shporru edi mashtrusi,edhe pa ty behet shteti e prosperon,je ka leh si zagar i zhugaft,nuk te beson me askush,je hiqi,hup...

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Regjimi Ulsiut

                      Tipari bazik i gjithe Diktatoreve te pa ngopur me pushtet - njesimi i Pushtetit tyre me Shtetin. Renien e tyre nga froni i konsiderojne renie twe Shtetit. (Si ky mjerani gerdalle ne foto)

                      Përgjigjjuni
                      1. h
                        hila

                        Interesant menjehere sa del nje shkrim nga kryeministri, cakejt dalin ketu si qejt e rrugeve te te qepen nga mbrapa! Detyrimisht njerezit ne administrate, duhet te zbatojne rregullat e ligjet, por shume nga ato i sabotojne e i tjerrin sipas midjes tyre edhe me qellim te keq. nje shembull(ne ambasade ne rome nje qytetar tenton ti leje nje bakshish punonjesit i cili i thote jo se nuk na len Rama, po mori vesh na heq nga puna) pa u zgjate per vfare ky punonjes perzin Ramen ne punen e bakshishit, ne nje kohe qe ai duhet te zbatoje ligjin, pa permend Ramen. Keshtu njerez te administrates helmojne punen, nuk zbatojn ligjet nuk kryejn pune, te sorollasin qe te perfitojne pare e ryshfet.Kesi njerezish ka shume e qe vec populli munde ti zbuloje e demaskoj, keto lloj njerezish me shumic jane sot ne shesh se jua prish rehatija e interesi.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mondi

                          Doreqje hajdut

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje