Avokati Beqiri: Protestës i ka ardhur fundi, atdhetarët duhet të largohen sa më parë prej saj

28 Qershor 2026, 08:50Politika TEMA
Avokati Beqiri: Protestës i ka ardhur fundi, atdhetarët duhet të

Avokati i njohur Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit”, u shpreh se protesta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nuk ka asnjë lidhje me kauzën fillestare, për të cilën njerëzit u mblodhën në shesh.

Beqiri pretendoi se protesta është organizuar prej kohësh dhe se synon t’i kundërvihet integrimit dhe zhvillimit të Shqipërisë. Ai deklaroi se pas saj qëndrojnë interesa që nuk duan investime në vend, ndërsa akuzoi edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke e cilësuar si “antiamerikan”.

Sipas Beqirit, Alin Kurti solli mercenarë nga Kosova, për të protestuar në Tiranë. Në fund, Beqiri u bëri thirrje qytetarëve që, sipas tij, janë bashkuar me protestën për motive atdhetare, të largohen prej saj, pasi pretendoi se ajo rrezikon të ardhmen e Shqipërisë.

“Dy ditët e para të protestës ne u befasuam, se na erdhi si një rrufe në qiell të pastër. Me të vërtetë menduam se ishte fjala për Zvërnecin, për grabitjen e pretenduar të tokave që iu bënë njerëzve atje, se u përhap thash e themi se po shitet Shqipëria, po shitet Sazani, dhe me atë dhunë që ndodhi atje, ka vend për protestë. Por në ditën e tretë protestës i doli kallaji. Nuk ishte çështje Sazani apo Zvërneci, ishte një çështje e pastër politike.

Ishte një organizim i përsosur, kishte kohë që përgatitej, që t’i kundërvihej rëndë Shqipërisë. Ajo është një protestë antishqiptare, është protestë që i kundërvihet hapur integrimit të Shqipërisë. Nuk duan që në Shqipëri të vijnë investime, nuk do Serbia, nuk do Greqia, nuk do Irani.

Kurti është antiamerikan. Albin Kurti solli në Shqipëri mercenarë. Kjo protestë i ka ardhur fundi dhe njerëzit e pastër, atdhetarët e pastër duhet të largohen sa më parë prej saj, sepse rrezikojnë të ardhmen e Shqipërisë, jo vetëm të tyren personale.

Ata po e sulmojnë kryeministrin Edi Rama se pse nuk bëri 21 Janarin, Edi Rama nuk bëri Gërdecin, pse nuk e vrau Trebickën, pse nuk vrau Sokol Olldashin, pse nuk vrau dhe pse nuk zhduku Remzi Hoxhën? Këta ngrihen sot, këto që janë pozitivë nuk i duan, por këta duan Saliun”, tha ai.

4 Komente

  1. s
    shtjefen palushi

    erdhi koha te justifikosh pasurine qe te dha pushteti, nje tjeter ndyresiri ne horizont, aq ndyresire sa as edhe ndonje patronazhist nuk danjoi ti shkruaj 2 fjale

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kur vjedhja, krimi dhe imorali bëhen Normë!

      O Avokat, ke tërë jetën tënde që predikon dogma për saliun apo ilir metën. Ca nga ato janë të verteta, por ti i thua se do të jesh në lojë e rradhës mediatike, jo se ti do vërtet që Iliri e Saliu të futen në burg, Jo!. Tani ti flet për atëdhetarët që na qënkan zhgënjyer nga protesta dhe duhet të largohen prej saj! Po mirë kujt do tia themi hallet tona kur nukntë dëgjon askush, se në zyrat e shtetit bëhet korrupsion dhe kurvëri, në rrugë të vret krimineli që do të shesë drogën, në zonat turistike ta mbyll gojën oligarku me tela me gjëmba, në media ka vetëm lajme rozë dhe nuditet., ... etj., E ku të vemi ne që të duam të na dëgjojë dikush hallin që kemi? Të ikim nga Shqipëria??? Këtë kemi bërë në 30 vite. U shfarros popullata e mirë e këtij kombi!. Kanë ngelur vetëm ata që dinë të merren vesh me mënyrën e tyre, të korrupsionit, hajdutit, drogaxhiut, kriminelit, dhe këta po na drejtojnë e po na bëjnë ligjet. Këtë shqipëri duam ne? Këtë shqipëri do tua lëmë fëmijve?

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ana

        300, 30 mije apo 300 mije Nuk perfaqesojne 3 milione shqiptare

        Përgjigjjuni
        1. P
          Prapë ky mashtruesi?

          https://m.youtube.com/watch?v=b8oBxSfm8jQ

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje