“The Albanian Files”/ “Bëhu mbret”, Rama sqaron letrën e arkitektit: Është satirë, po bëhet inkuizicion (VIDEO)

28 Qershor 2026, 10:00Politika TEMA
“The Albanian Files”/ “Bëhu mbret”, Rama sqaron

Me librin “The Albanian Files” në dorë, kryeministri Edi Rama hapi podcast-in e tij “Flasim.” Ai tha se ka nisur një përndjekje që buron nga fryma e bulevardit. Rama tha se libri është tërësisht i pavarur dhe përmbledh kontributet e studiove arkitekturore që punojnë prej dy dekadash në Shqipëri.

“Është një botim i ri i kohëve të fundit dhe ka brenda punët, projektet, idetë, shënimet e 60 arkitektëve dhe studiove me reputacion të padiskutueshëm ndërkombëtar që i lidh së bashku në gjithë faqet e librit, Shqipëria. Nuk dua të flas për librin, por për një inkuizicion që ka nisur lidhur me librin. Një inkuizicion që buron nga fryma e bulevardit ku protesta e filluar për natyrën ka krijuar shumë degë të tjera dhe një nga degët është dega inkuizicionale që përndjek, në kuptimin me fjalë, me akuza, me shpifje, një nga gjërat dhe një nga grupet më të rëndësishme që i janë qasur Shqipërisë së këtyre 30 viteve dhe historisë së Shqipërisë. Njerëz që e kanë bërë emrin dhe historinë e tyre në skenën e arkitekturës botërore dhe janë mbledhur në Shqipëri duke dhënë kontribute që ndër të tjera, do të bëjnë që ky vend dhe vajzat e djemtë e këtij vendi, arkitektë, urbanistë, nesër të nxjerrin emër shqiptari që do të shkëlqejë në skenën e botës sepse ne kemi universitetin më të madh dhe prestigjioz në qiell të hapur të arkitekturës dhe zhvillimit urban ku arkitektë rrisin ekspertizën e tyre. The Albanian Files është vendosur nën shënjestër nga inkuizicioni revolucionar i protestës, ndërkohë që nuk është libri im dhe as i botuar prej meje, unë thjesht kam dhënë aty një tekst parathënës që është krenari që si kryeministër i Shqipërisë, isha i ftuar ta shkruaja me gjithë këtë armatë arkitektësh dhe ka ardhur si projekt editorial tërësisht i pavarur dhe janë kontribute të studiove që punojnë në Shqipëri dy dekadat e fundit. Është diçka fenomenale, ka gjëra të diskutueshme, të kritikueshme, të debatueshme, por t’i qepesh një botimi të tillë dhe të kapesh me një tekst autoironik i një arkitekti që përfaqëson një prej studiove më të mëdha, është kulmi!

E para, që ky tekst i vënë aty, i cili në mënyrë autoironike është një letër drejtuar meje, e cila natyrisht është një letër që mua s’më ka ardhur, se s’kishte as pse të më vinte, është shënim në dosjen e arkitektit, ku më thotë: “Pse duhet të bëhen dhe zgjedhje? Ti mund të bëhesh mbret dhe të bësh atë që bënin mbretëritë për arkitekturën…” e të tjerë, e të tjerë. Çështje dilemash dhe problematikash që s’kanë lidhje fare me ndonjë thirrje reale për t’u bërë mbret, është kthyer kokëposhtë, por tregon që, në fakt, libri është tërësisht i lirë, i pakontrolluar”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi lirinë editoriale të librit dhe ironinë që nis që prej titullit të tij.

“Të gjithë autorët, pra të gjithë pjesëmarrësit, kanë pasur pavarësi të plotë në dosjen e tyre. Kanë zgjedhur vetë projektet, kanë vënë vetë tekstet, kanë caktuar reflektimet dhe materialet që kanë dashur të publikojnë. Dhe është një parim që shprehet qartë që në hyrje të librit, ku editorja e thotë se autonomia e autorëve është ruajtur qëllimisht gjatë gjithë procesit editorial dhe përfshirja e letrës së hapur të Reinier de Graaf është një dëshmi e kësaj autonomie.

Letra është pjesë e dosjes personale të autorit; edhe vetë “files”, dosjet, është një referencë ironike e një Shqipërie që vjen nga një kohë dosjesh, ndërkohë që këtu dosjet janë të tëra të hapura për publikun. Ai e ka vendosur aty, s’ka as redaktim, s’ka as censurë dhe, po të ishte një botim propagandistik apo i kontrolluar politikisht, ky tekst nuk do të mbetej aty, mbase. Unë as nuk e kam parë dhe as nuk më ka ardhur, as më ka shkuar mendja ta kërkoj, ta shoh përpara librin, sesa të botohej.

Dhe çfarë na thotë në të vërtetë letra e Reinier de Graaf është se, së pari, duhet njohur autori. Ai nuk është vetëm një arkitekt i njohur ndërkombëtarisht. Është autor librash dhe esesh mbi marrëdhëniet mes arkitekturës, pushtetit, kapitalit dhe politikës. Ka një stil botërisht të njohur ironik, satirik, paradoksal, hiperbolik, mjete që ai i përdor në punën e tij, por nuk janë deklarata politike lineare dhe ai shkruan po kështu, në të njëjtën mënyrë, për Londrën, Dubain, Rusinë, Bashkimin Sovjetik, Bashkimin Europian, Kinën; njeri i lirë. Dhe, edhe njëherë, e gjithë kjo kthehet në një nga shumë tekstet e akuzës, e akuzës inkuizicionale që po më bëhet mua nga gjithfarëlloj personazhesh”, u shpreh Rama.

6 Komente

  1. A
    Ana

    Ti je vete i mençur, por duke u marr me ta, pa dashje i barazon me veten, dhe atyre iu duket vetja "udheheqesa te medhenj, qe historia po i therret"????

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detlev

      O Mero Gëlbaza e ke qelbur gazetën me këto dy gëlbazat e tjera ,Rama Veliaj ,ke ngrënë nga çorba e tyre sepse nuk ka mundësi që nuk nën më editoriale si kundër Saliut ,gazeta Tema ka një rrol të madh në largimin e tij si diktator ,por tani gazeta Tema as për nevojtore nuk ka vlerë ,

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tirona pa xhami

        Mire e ke o Edo, po ne dum baben.Jo me kot ne TV shqiptare degjon me shume turqisht se sa ship.

        Përgjigjjuni
        1. s
          sapa

          Edhe satire po ta besh e verteta eshte aty!

          Përgjigjjuni
          1. k
            k

            Populli eshte ne protestë dhe K.Ministri flet vetëm me sharje,ofendime dhe perbuzje. Kur papritur ,të djelën ka kohë dhe gjen dëshirë të "flasë" me njerëz që i krefin bishtin,i servilosen dhe nuk i bëjnë pyetje të sikletshme. Duket qartë që krahasimi i gabueshëm i qëllimtë me inkuizicionin ,nxjerr në pah se nuk e ka idenë çfarë ka qenë ajo torturë që Kisha Katolike ushtroi kundër mendimit të lirë ,atyre që nuk pranonin dogmën e gënjeshtrër të kriminelit S.Paulit nga Tarso. Torkemadat e sotëm ,janë korrupsioni,oligarkia dhe pushteti hajdut që persekuton qytetarët e ndershëm dhe të thjeshtë. Shqipëria eshte shtet i vdekur.

            Përgjigjjuni
            1. h
              hila

              Kto njerez si Detlev te duken si shpellare te qytetnum memikron, jan te mencem pak mbas gomarit, vec te fyjn din se ashtu e cfrejn dufin, jan ma rehat e te kenaqun. mire qe i kemi ne vend te hudhres.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje