Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i është përgjigjur analistit Mentor Kikia, pas një statusi të këtij të fundit ku komentonte sjelljen e figurave politike që mbeten jashtë listave apo shkarkohen nga funksionet partiake.
Kikia shkruante në reagimin e tij se dallimi mes PS-së dhe PD-së është se socialistët, edhe kur largohen nga poste apo lista kandidatësh, vijojnë të kontribuojnë për partinë, ndërsa në PD “ata që shkarkoheshin apo mbeteshin jashtë listës, ose zhduken nga qarkullimi, ose bëhen Edmond Spaho”.
Në një reagim të gjatë publik, Spaho e ka cilësuar komentin të padrejtë dhe fyes për dinjitetin e tij, duke thënë se ka mbështetur PD-në dhe Sali Berishën në momentet më të vështira, përfshirë edhe pas shpalljes “non grata” dhe përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar.
“Kam qenë nga të parët deputetë që i kam dalë në krah. Madje që në 19 maj 2021 kur u shpall non grata”, shkruan Spaho.
Ai akuzon drejtuesit aktualë të PD-së se nuk mbajtën premtimet e Rithemelimit për primare, vendimmarrje nga anëtarësia dhe largim automatik të kryetarit pas humbjes së zgjedhjeve. Sipas Spahos, këto premtime “përbënin bazën e Rithemelimit”, por nuk u zbatuan.
Spaho ndalet edhe te raportet e tij me drejtues të PD-së, duke thënë se është shkarkuar pa argumente nga detyra e drejtuesit politik të qarkut Korçë dhe se, pavarësisht garancive që pretendon se kishte marrë nga Berisha, u la në listë të hapur në zgjedhjet e vitit 2025.
“Ti mund të kesh të drejtë për të gjitha sa thua, por ne kështu vendosëm”, citon Spaho t’i ketë thënë Berisha në takimin e tyre.
Ish-deputeti demokrat thotë se pas zgjedhjeve ka marrë përgjegjësi për humbjen e PD-së dhe ka dhënë dorëheqjen nga Kryesia, Këshilli Kombëtar dhe posti i Sekretarit të Integrimit Europian.
Në fund të reagimit, Spaho i përgjigjet edhe për qëndrimin e tij ndaj protestës, duke deklaruar se ka qenë kundër saj që ditën e parë dhe se e konsideron të manipuluar nga qarqe jashtë vendit, ndërsa mbron si prioritet integrimin europian të Shqipërisë.
“Për mua si shqiptar, ka rëndësi të integrohemi në BE, pavarësisht cila forcë apo cili kryeministër është në krye të vendit”, shkruan Spaho.

Bravo Spaho,pergjigje brilante.Se na jan bere keto analistet sikur jane koka te medha dhe kthehen si kurvat .Kikia ka nje shprehje te veten se protesta eshte gjithmon e shendetshme Jo zoti Kikia protesta kur eshte kunder interesave te vendit nuk eshte e shendetshme dhe ju nuk duhet ta perkrahni .Mos perfitoni nga mikrofoni qe ju japin per tu dukur i pa varur.Zoti Braho e ka shume mire dhe neve shtreses gri qe na quani na intereson perparimi i Shqipërisë pavarësisht kush drejton, dhe sa vite drejton, se nuk na intereson aspak rrotacioni kur ne vend te nje Rame sa do i keq qe eshte na servirni nje kriminel si Berisha qe e kemi provuar ka 35 vjet se kush eshte.
Mithat Havari Dash Rrakia Mehdi Malko Pilinçi gjeneracion Z haaaaaa Qesharak. Mblidhen 100 zagar endacak dhe thone ikkkkkk se dua une , e supozojme iku Rama . Do mblidhen 200 zagar endacak dhe thone ikkkkkk , iku dhe ...... tjetri Do mblidhen 300 zagar endacak dhe thone ikkkkkk iku dhe tjetri... Kujdes nga dielli . Do ta rrezosh Ramen Berrishen Mutin Kaken shko ne zgjedhje ... Çfare eshte kjo llogjike neomarksistes ik ti se dua une , po nese Rama nxjere 200 mije ne shesh dhe thone endacaket ne burge, ju do shkoni ne burge ..
Nuk je kot profesor. Të lumtë.