Nis "lufta" ndaj mushkonjës tigër. Dezinsektohet Myzeqeja, ndërhyrje në lagunë e bregdet

27 Qershor 2026, 20:00Sociale TEMA
Nis "lufta" ndaj mushkonjës tigër. Dezinsektohet Myzeqeja,

Në të gjithë Qarkun e Fierit ka nisur faza e dytë e dezinsektimit për asgjësimin e larvave të mushkonjave.

Në shënjestër është kryesisht mushkonja "tigër", e njohur si përhapëse e malaries dhe etheve të Nili.

Specialistët e Shëndetit Publik kanë zbritur në terren duke hedhur insekticid biologjik në parqe, laguna, kanale vaditëse, si dhe në bodrume e puseta.

Vëmendja kryesore është përqendruar në Divjakë, me 11 hektarë parqe dhe lagunë, në Seman e Darëzezë me 3 hektarë, si dhe në Fier me 1 hektar. Paralelisht, po dezinsektohen edhe 13 hektarë kanale e pellgje në të gjithë qarkun.

Ky proces, i cili ka nisur këtë muaj dhe përfundon në fund të tetorit, konsiderohet i domosdoshëm për shëndetin e pushuesve dhe të vetë banorëve.

Myzeqeja vuante historikisht nga mushkonjat dhe malaria, një sëmundje që ka lënë pas trashëgiminë e anemisë mesdhetare te 90% e banorëve të zonës.

Lini një Përgjigje