Veprimtari i njohur shqiptaro-amerikan, Gary Kokalari, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri, duke u ndalur specifikisht te vala e protestave dhe ecuria e reformës në drejtësi.
Në një intervistë për “Albanian News Cast” me gazetarin Arbër Hitaj, Kokalari i konsideron protestat një mjet jetik të demokracisë, por jep një paralajmërim të fortë për pjesëmarrësit: të kenë kujdes që kauza e tyre të mos kapet apo të keqpërdoret nga ish-kryeministri Sali Berisha.
"Protesta është një e drejtë legjitime dhe demokratike, e vetmja gjë që mund të them është se nuk duhet të përdoren nga askush, as nga Sali Berisha, që mendoj se nëse shkon atje do ta gjuajnë me vezë. Unë nuk kam asnjë problem me protestën, por nuk duhet harruar se Shqipëria dhe Tirana kanë bërë shumë progres vitet e fundit, krahasuar me vitin 2013 ose vitet e kaluara kur ishte Berisha.
Puna e SPAK-ut ka një lloj ngecjeje, më duhet ta them. Nuk e kuptoj si ka mundësi që Sali Berisha bën thirrje për dhunë dhe nuk arrestohet apo dënohet. Kam shumë prova për Sali Berishën që është shumë i korruptuar dhe nuk e kuptoj përse është në liri.
Sa i përket zërave për heqjen e 'non-gratës' së Berishës, nëse kjo ka ndodhur, është një lojë e Fatmir Mediut, të cilin e quaj një 'gjarpër' që përdor lekë korrupsioni në SHBA”, tha Kokalari.
Lini një Përgjigje