Muzeu Historik Kombëtar: Kontributi i Robert Elsie kaloi kufijtë e librit

29 Qershor 2026, 11:43Kulturë TEMA
Muzeu Historik Kombëtar: Kontributi i Robert Elsie kaloi kufijtë e

Më 29 qershor 1950, në Vankuver (Kanada), lindi Robert Elsie, studiuesi që do të shndërrohej në një prej zërave më të rëndësishëm të albanologjisë moderne. Pas një rrugëtimi akademik në universitetet e Berlinit, Parisit, Dublinit dhe doktoraturës në Bon, ai ia kushtoi jetën zbulimit dhe promovimit të kulturës shqiptare në botë, shkruan muzeu.

Përmes një pune kërkimore të palodhur, Elsie solli për lexuesin ndërkombëtar kryevepra si “Lahuta e Malcisë” dhe “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Fjalorët e tij historikë mbeten pika referimi për çdo studiues, të letërsisë dhe historisë shqiptare.

Kontributi i tij kaloi kufijtë e librit, duke u shtrirë në folklorin shqiptar, dokumentimin e dialekteve, arkivimin e këngëve popullore dhe eposit të kreshnikëve.

Ai krijoi një platformë digjitale ku publikoi tekste, fotografi të hershme dhe materiale historike, duke e bërë kulturën shqiptare të aksesueshme globalisht.

Më 15 maj 2013, Robert Elsie mori “Medaljen e Mirënjohjes” si një nga albanologët më të shquar, që për mbi tre dekada kontribui në promovimin e kulturës dhe historisë shqiptare.

Ai u nda nga jeta më 2 tetor 2017, në Berlin dhe sipas dëshirës së tij u varros në Theth.
Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës - Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 386–387.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje