Simboli i artit shqiptar, “Çelësi i Shtrembëruar”, mbërrin në metropolin kinez të Shenzhenit

28 Qershor 2026, 15:03Kulturë TEMA
Simboli i artit shqiptar, “Çelësi i Shtrembëruar”,

Simboli i njohur i artit bashkëkohor shqiptar, “Çelësi i Shtrembëruar”, ka mbërritur në metropolin kinez të Shenzhenit. Në Muzeun e Artit D+, piktori dhe skulptori ynë me famë ndërkombëtare, Alfred Mirashi Milot, në një dialog kulturor me artistin kinez Yan Laichao, kanë çelur ekspozitën dyshe “Përtej Përjetësisë”.

I lindur në Laç dhe i formuar profesionalisht në Akademinë prestigjioze të Arteve të Bukura Brera në Milano, Milot sjell në këtë ekspozitë një përzgjedhje elitare të pikturave në vaj dhe skulpturave në bronz. Në qendër të krijimtarisë së tij qëndron çelësi, i shtrembëruar dhe pa dhëmbëzi. Ky simbol mbart një mesazh të thellë: eliminimin e barrierave dhe hapjen e dyerve të komunikimit mes kulturave.

Ekspozita “Përtej Përjetësisë”, e cila dëshmon edhe një herë forcën e artit të Milotit për të kapërcyer kufijtë gjeografikë, do të qëndrojë e hapur në Shenzhen deri më 23 gusht 2026.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje

Blog Tema