Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj pretendimeve për dëmtimin e mureve antike në zonën e Ujërave Termale të Bënjës, në Përmet duke theksuar se në këtë destinacion nuk janë hequr mure antike, por është rehabilituar një strukturë e ndërtuar vite më parë.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama publikoi fotografi të realizuara një dekadë më parë, duke shpjeguar se gjatë sistemimit të parë të zonës së Ujërave Termale të Bënjës ishte rindërtuar muri mbajtës prej betoni, i cili më pas ishte veshur me gurë.
Sipas tij, muri i mëparshëm ishte në gjendje të amortizuar dhe ndërhyrja e asaj kohe synoi stabilizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së zonës. Rama bën të ditur se, rehabilitimi i Bënjës u krye nga të njëjtët mjeshtër që punuan edhe një dekadë më parë.
Në reagimin e tij, Rama kritikoi gjithashtu akuzat e ngritura ndaj projektit, duke i cilësuar ato si përpjekje për të dezinformuar opinionin publik dhe për të dëmtuar një investim që, sipas tij, ka rritur cilësinë e një prej atraksioneve më të vizituara turistike në jug të vendit.
“Këmbëngula disa herë tek ky rast konkret që tregon se korja e mbetjeve të politikës dhe shoqërisë mbi ujin e pastër të protestës, është një masë e mbledhur bashkë nga instinkti i hakmarrjes ndaj Shqipërisë që i ka lënë mbrapa, dështakë që vizion kanë urrejtjen, ide kanë gënjeshtrën dhe projekt kanë vetveten”, tha Rama.
Kur u bene kaq te ndjeshem keta mor aman?! Ku ishin keta kur u sakatuan qytetet, shkembi i Kavajes, Divjaka e i gjithe bregdeti? Sa milet hipokrit e pa tru !!!
O ky milet o ka luajtur menç ose pi ndonjë gjë qe i ka bere … Atë Bënjën që keta kane kaq dite qe e perflasin nuk e dine qe ne 2011 ishte ber gati ta privatizonte Argita Sali Berisha. U bë rruga me parat e taksapaguesve dhe ato hauzet nuk kane pasur fare mure jo mure antikr. Aman o milet po thot nje budalla një idiotllek dhe ju i shkoni nga mbrapa. Po cilat janë muret antike? Atje vetëm ura ëshzë e vjeter e nuk them dot antike. Boll gjrni nje kauz qe tja vlej e mos se po dalin popull injorant … adhtu siç jemi.
O zullap o Pallosh ata "mjeshtrit" ishin pa pune dhe kishin nje dekate qe te merrnin urdher pune nga ty per te ribere murin ne Benje, pra muri i bere para 10 vitesh ku kryeminister ishe po ti paskan bere nje murre difektoz qe nuk "jetoj" as 10 vjet, po ky muri i ri sa vite jete ka ore hajdut? Cdo gje qe nderton ti me qeverine tende hajne prishet e rrenohet pa u marre ne dorzim si rruga e Prrenjasit, Korce-Erseke, Tunelii Llogarase i Sajmir Manes qe kullon uje etj etj ..
O debili i Lindes me kapele, kush eshte arkitekti qe e ka ideuar kete e thua dot ? Hajdut familjarisht !