Balla inspekton punimet për hyrje-daljet e rrugës dytësore në Kavajë: Zgjidhet problemi shumëvjeçar i banorëve dhe bizneseve

28 Qershor 2026, 14:10Politika TEMA
Balla inspekton punimet për hyrje-daljet e rrugës dytësore

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Taulant Balla, ka inspektuar punimet që po vijonë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në rrugën dytësore për hapjen, sistemim-asfaltim të hyrje daljeve në qytetin e Kavajës.

Gjatë inspektimit, Balla u ndal te rëndësia që kjo ndërhyrje ka për jetën e përditshme të banorëve, bizneset dhe mbi të gjitha për aksesin drejt Spitalit të Kavajës, duke e cilësuar këtë investim si një zgjidhje të vonuar, por të domosdoshme.

“Banorët dhe bizneset e kësaj zone kanë pasur vështirësi të mëdha për të hyrë në qytet, për të shkuar në spital apo për të përdorur mbikalimin. Më mirë vonë sesa kurrë, ky problem më në fund po merr zgjidhje”, u shpreh Balla.

Balla ka theksuaer se në planin e Ministrisë së Shëndetësisë është që Spitali i Kavajës të shndërrohet në një qendër rajonale urgjence, çka e bën edhe më jetike përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

“Në momentin që spitali do të funksionojë si qendër rajonale urgjence, mbërritja atje do të numërohet me sekonda dhe jo me minuta. Në emergjencë, koha shpëton jetë”, deklaroi Balla.

Balla bëri të ditur se do t’i paraqitet ARRSH-së kërkesa për krijimin e një hyrje-daljeje të drejtpërdrejtë drejt spitalit, për të garantuar akses të menjëhershëm pa qenë nevoja për devijime në rrugët dytësore.

Ndër të tjera Balla solli në vëmendje edhe rastin e një biznesi karburanti që kishte dalë jashtë funksionit për shkak të mungesës së aksesit, ndërsa tani, me hapjen e rrugës, pritet të rikthehet në aktivitet, si një sinjal konkret për rigjallërimin ekonomik të zonës.

Gjithashtu Balla kërkoi më shumë angazhim për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave përgjatë akseve rrugore, duke theksuar se Kavaja ka potencial për t’u zhvilluar më tej dhe për t’u bërë një qytet edhe më funksional e më i bukur për qytetarët.

1 Komente

  1. P
    Pensionistet socialiste te Golemit

    Balla i lere shfaqjet bodhe po te shkoje te shohe si shkarkohen ne det ujrat e zeza ne Golem krah Hotelit luksoz me kater yje. Te shohe edhe mushkonjat qe nuk do lele femije e te rritur pa infektyar edhe sivjet. Golemi eshte turpi i PS qe diskrediton Ed Ramen, nje njolle se zor se do shlyhet. Kjo katastrofe qe Rama me qellim i ka bere Golemit eshte nje turp qe nuk do ti ndahet Rames. Por ne votojme PS jo vetem per tradite por kryesish se nuk ka force politike tjeter perparimtare.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje