Sa vende do të ketë Shqipëria në Parlamentin Europian pas anëtarësimit? Parashikimi i kreut të Komitetit të Jashtëm

28 Qershor 2026, 14:30Bota TEMA
Sa vende do të ketë Shqipëria në Parlamentin Europian pas

Shqipëria parashikohet të ketë 11 vende në Parlamentin Europian pas anëtarësimit në Bashkimin Europian ndersa Mali I Zi gjashtë vende. Ky parashikim eshte bere nga kreu i komitetit te jashtem David McAllister pasi dy shtetet konsiderohen si anetaret e rradhes ne perberje te BE-se.

“Aktualisht kemi dhjetë vende që kanë deklaruar se duan të anetaresohen ne Bashkimin Evropian. Së shpejti mund të kemi vendin numër 11-te , Islandën. Këto vende po udhëtojnë me shpejtësi shumë të ndryshme drejt anëtarësimit në BE ndaj Shqiperia dhe Mali I Zi jane me prane objektivit.”

McAllister e mirëpret iniciativën e kancelarit Merz se nevojiten hapa pozitivë para anëtarësimit në BE në formën e integrimit gradual, në mënyrë që qytetarët dhe bizneset në vendet kandidate të mund të ndiejnë përfitimet e procesit, përmes integrimit në tregun e vetëm, pjesëmarrjes në programet evropiane ose nismës Roaming Like Home.

Shqipëria ka përshpejtuar procesin e integrimit të saj, duke hapur me sukses të 33 kapitujt negociues. Qeveria shqiptare ka objektivin për të përfunduar bisedimet deri në vitet 2027-2028 dhe për të siguruar anëtarësim të plotë deri në vitin 2030. Zgjedhjet e para zyrtare për eurodeputetët shqiptarë do të zhvillohen vetëm pas ratifikimit përfundimtar të traktatit të pranimit në BE nga të gjitha shtetet anëtare.

Numrat e projektuar te eurodeputeteve ne parlamentin e ardhshem evropian jane ne raport me popullisine ndaj Shqipëria bie strukturisht në një grup të ngjashëm me Lituaninë e cila ka aktualisht ne perberje te PE-se 11 eurodeputete dhe Letoninë e cila ka 9. Keto shifra bazohen edhe ne raportet analitike para-anëtarësimit të publikuara nga grupet rajonale të ekspertëve dhe institutet e politikave evropiane.

1 Komente

  1. R
    Rama vllehu

    Perralla me anetaresim hahahaha. Ke nje dokument zyrtart qe mbreti Zog ne 1935 ngalon kolonizimin Cifut te Shqiperise. Kolonizim te cilin po e ben hapur Vllaho-Llacifaci psikopat i Surrelit

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje