Një 43 vjeçar me nënshtetësi spanjolle është arrestuar në Kosovë, pasi dyshohet se rrëmbeu vajzën e tij 6-vjeçare në Majorka dhe u arratis jashtë Spanjës.
Sipas mediave spanjolle, burri e mori të miturën nga ishulli i Majorkës dhe u largua nga vendi, duke e fshehur fillimisht në bagazhin e automjetit për të shmangur zbulimin. Pas largimit nga Spanja, autoritetet humbën gjurmët e tij.
Gjatë hetimeve u zbulua se i dyshuari kishte mbyllur llogaritë bankare, kishte fshirë profilet në rrjetet sociale dhe kishte ndryshuar pamjen fizike për ta bërë më të vështirë identifikimin.
Falë bashkëpunimit mes autoriteteve të disa vendeve evropiane dhe Policisë së Kosovës, u konfirmua se babai dhe vajza ndodheshin në Kosovë.
Më 24 qershor, Policia e Kosovës arrestoi të dyshuarin dhe gjeti edhe vajzën 6-vjeçare, e cila, sipas autoriteteve, ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Pas operacionit, fëmija iu besua institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e të miturve, ndërsa shtetasi spanjoll u dërgua në paraburgim në pritje të procedurave gjyqësore dhe të vendimit për ekstradimin e mundshëm.
tipike kosovar, nuk e degjoj per here te pare kete histori, vetem se me pare ka ndodhur ne Shqiperi, ku kosovari mori vajzen e tij nga martesa me nje shqiptare dhe vajti ne kosove por nuk u arrestua... ishin kohe te erreta pas "90. e ndau femijen nga nena.