Politologu pranë Partisë Demokratike, Ermal Hasimja, ka zgjedhur një mënyrë jo fort të zakonshme për t’iu bashkuar protestës së Tiranës: jo nga bulevardi, por nga Alpet e Zvicrës, rreth 4 mijë metra mbi nivelin e detit.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Hasimja shihet duke shpalosur një pankartë me mbishkrimin “Rama jepe dorëheqjen”, slogani që dëgjohet prej ditësh në protestën para Kryeministrisë.
Mesazhi politik është i qartë, por vendndodhja e bën skenën më interesante: ndërsa protesta në Tiranë vijon të përjashtojë PD-në dhe figurat pranë saj, Hasimja duket se ka gjetur një hapësirë më të sigurt për opozitarizëm, ledhe pse shumë larg sheshit dhe shumë më afër majave alpine.
Në mungesë të një vendi në protestë, pankarta e dorëheqjes u ngjit deri në 4 mijë metra lartësi. Tani mbetet për t’u parë nëse mesazhi do të zbresë në Tiranë, apo do të "ngrijë" në borën e Alpeve Zvicerane.
Lini një Përgjigje