VIDEO/ “Tullumbacja ka plasur në sytë e shqiptarëve”, Balla: Protestat të influencuara nga shtete armiqësore! Koçeku? Të dorëzojë mandatin e deputetes, ia ka dhënë PS

29 Qershor 2026, 12:00Politika TEMA
VIDEO/ “Tullumbacja ka plasur në sytë e shqiptarëve”,

Në përfundim të mbledhjes së grupit të PS, Taulant Balla nënvizoi ne nje deklarate per median se protestat para Kryeministrisë janë influencuar nga shtete armiqësore me Shqipërinë, përfshirë këtu Iranin, apo edhe për motive që lidhen me konkurrencë rajonale.

“Respektoj ata që dolën në protestë për çështje që lidhen me dyshime, respektimin e normave mjedisore në një investim jetik për ekonominë e vendit, një investim që do të bëhet sepse është mundësi e madhe për Shqipërinë. E kam thënë, brenda kësaj proteste janë përfshirë edhe elementë që nga dita e parë që e fryn këtë tullumbace, duket qartë që janë interesa që lidhen me konkurrencë rajonale, me influencë të vendeve jo miqësore me Shqipërinë. Kjo tullumbace po shfryhet, ka plasur në sytë e gjithë qytetarëve shqiptarë. Ka një milion kërkesa dhe 500 kandidatë për kryeministër, kujt t’i përgjigjem? Po ju them, që këtu nuk kemi të bëjmë me një protestë që lindi për një rast, për të cilin besojmë që ndajmë të njëjtin shqetësim. Ajo dhunë në Zvërnec ishte dhunë e papranueshme. Sot atë çështje e kanë harruar dhe ata për të cilën u ngritën nuk flasin më. Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur”, tha Balla.

I pyetur nga gazetarët nëse ka marrë njoftim zyrtarisht nga Marjana Koçeku që nuk do të jetë më pjesë e grupit të PS, Balla i bëri thirrje deputetes që ta dorëzojë mandatin pasi, sipas tij, i përket PS.

“Për këtë çështje ua kam sqaruar dhe nuk dua t’i kthehem më komenteve për të ushqyer një telenovelë që nuk më pëlqen. Një njeri që nuk di të respektojë ata që e kanë zgjedhur, dhe personin në fjalë e ka zgjedhur PS, të dorëzojë mandatin, s’është person i votuar drejtpërsëdrejti”, tha Balla.

Një përgjigje ai e dha edhe për kritikat e publikuara nga Koçeku që sipas saj në grupin e PS nuk lejohej mendimi ndryshe.

“S’kam asnjë koment sepse gjatë gjithë 8 muajve ku ajo ka bërë pjesë, kam pasur vetëm falënderime nga deputetja për mënyrën si e drejtoj”, tha Balla.

Në mbledhjen e grupit të PS ishte i pranishëm edhe kryesocialisti Edi Rama, i cili u ka kërkuar deputetëve të jenë më aktivë në rrjetet sociale.

4 Komente

  1. T
    Takspaguesi qe po vidhet

    Fillun keta me keq Enveri. Eshte ngritur gjith populli se ju e gjith klasa politike po e coni kete vend ne gremine. Ore te pafytyre mazhorance e opozite ,si mund te pagosh miliona euro per inceneratoret qe nuk ekzistojne ? Si mund te pagosh miliona euro per dy rrangallina Tigri 1 Tigri 3 qe nuk i hyn ne pune as dreqit. Dhe te gjitha keto nga taksat e popullit . Dhe pensionet 100 euro ne muaj.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qazimi

      Ky sikur ta ha buken, tao palla, po ik mer legen haj naj sufllaqe se erdhe nga pidhi satom, edhe po jep men ti nmes tirones, nga xhungla.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qazim Malletja dora vet

        ti paska shi rebt Tao mer kuluf qi e paske qejf kaq shume

        Përgjigjjuni
      2. P
        Popullore

        Ku di dhia ceshte tagjia

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje