Aktorja e njohur shqiptare Eliona Pitarka ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, pasi ka publikuar një seri fotosh nga pushimet e saj. E veshur me një bikini të zezë dhe shtrirë në shezlong, Eliona shfaqet më në formë se kurrë.
Pozat provokuese dhe pamja e saj elegante kanë marrë menjëherë qindra reagime dhe komente nga fansat, të cilët nuk kanë kursyer komplimentet për aktoren.
“Mbretëreshë e verës”, “Sa e bukur!” dhe “Po shkëlqen”, ishin vetëm disa nga komentet që pushtuan postimin e saj. Duket se Eliona Pitarka po i shijon në maksimum ditët e nxehta të verës, ndërsa vazhdon të rrëmbejë vëmendjen me çdo paraqitje të saj.
Lini një Përgjigje