VIDEO/ Për herë të parë në historinë e BE-së, një ministre merr foshnjën në një takim zyrtar të Këshillit!

26 Qershor 2026, 10:50Lifestyle TEMA
VIDEO/ Për herë të parë në historinë e BE-së,

Ministrja suedeze për Klimën dhe Mjedisin, Romina Pourmokhtari, mori pjesë në takimin e Këshillit të Bashkimit Evropian në Luksemburg së bashku me djalin e saj të vogël. Kjo konsiderohet një rast i paprecedentë në historinë e institucioneve të BE-së, pasi për herë të parë një ministre solli foshnjën e saj në një takim zyrtar të Këshillit.

“Dua të tregoj se nuk duhet të zgjedhësh mes të qenit një ministre e mirë dhe një nënë e mirë”, deklaroi Pourmokhtari. Ajo tha se prania e saj me fëmijën në një aktivitet të nivelit të lartë politik është një mesazh për të treguar se karriera dhe prindërimi mund të bashkëjetojnë, edhe në pozita të rëndësishme publike./Reuters

1 Komente

  1. .
    ...

    Shumë mirë...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje