YouTuberi i famshëm amerikan mbetet pa fjalë nga Shqipëria: "Do të shpërngulesha këtu për të jetuar!"

26 Qershor 2026, 12:01Lifestyle TEMA
YouTuberi i famshëm amerikan mbetet pa fjalë nga Shqipëria:

YouTuberi i njohur amerikan Mike Majlak, një nga figurat më të ndjekura në rrjetet sociale dhe bashkëprezantues i podcastit të famshëm "Impaulsive", ka vizituar së fundmi Shqipërinë, ndërsa eksperiencën e tij e ka ndarë me miliona ndjekës përmes një videoje që ka grumbulluar mbi 340 mijë shikime.

Gjatë qëndrimit në vendin tonë, Majlak vizitoi disa prej destinacioneve më të bukura, mes tyre Gjirokastrën, Dhërmiun, Durrësin dhe Tiranën, duke u shprehur i mahnitur nga natyra, peizazhet dhe mikpritja shqiptare.

Ai nuk i kurseu fjalët e mira për Shqipërinë, madje deklaroi se kishte ngrënë ushqimin më të mirë të jetës së tij gjatë vizitës. YouTuberi amerikan u ndal edhe te disa detaje që i tërhoqën vëmendjen, si tregtarët përgjatë autostradave dhe muzika shqiptare, të cilat i konsideroi mjaft interesante.

Një nga momentet që po qarkullon më shumë në rrjet ishte komenti i tij për vajzat shqiptare. Majlak i cilësoi ato si "shumë simpatike", duke i quajtur me humor "Puerto Rikanet e Europës", por shtoi se ato nuk u kushtojnë shumë vëmendje djemve.

"Mund të jesh duke ecur, t'u thuash 'ç'kemi' dhe ato thjesht nuk të hedhin sytë", u shpreh ai duke qeshur.

Megjithatë, deklarata që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo për jetesën në Shqipëri.

"Këtu mund të jetosh si mbret. Nëse do të isha milioner, do të shpërngulesha këtu për të jetuar," tha Majlak, duke e cilësuar Shqipërinë si një vend që ofron cilësi të lartë jetese.

Gjatë vizitës së tij, ai u takua edhe me reperin shqiptar Noizy në Durrës, ku biseduan për karrierën e artistit, eksperiencat e tij në boksin e rrugës dhe koleksionin e makinave luksoze. Vizita u shoqërua edhe me momente më të thjeshta, teksa provoi manaferrat nga kopshti i shtëpisë së reperit.

Në fund, Majlak vizitoi edhe Tiranën, ku provoi një burger amerikan të përgatitur nga një fast-food shqiptar, ndërsa e mbylli videon me një tjetër mesazh pozitiv për vendin tonë.

"Shqipëria është një nga ato vende që të gjithë duhet ta vizitojnë patjetër," përfundoi ai.

4 Komente

  1. S
    Shqipëria lakmohet

    Po sigurisht Ashtu si e keni katandis amerikën, Shqipëria është lule. Por ne vetë nuk e kuptojmë se në çvend të bukur jetojmë

    Përgjigjjuni
    1. p
      pordhe me Turkish rigon.......

      M'xhamije a teqe per treshe a lopthi shkoi ki amerikoni....!? Po ndonje lagje ne rrethinat e Tirones per te la sumen me kanoce pasi mungon uji 24 ore ... gezuar ramazonin

      Përgjigjjuni
      1. A
        Anna

        Gomar hesapi!

        Përgjigjjuni
        1. N
          Niku

          Je i lodhur o plak se te deklarosh qe: "po te ishe milioner do jetoje ne Shqiperi", ti me siguri nuk e ke idene se per ca po flet, ose ke qene i mallosur mire. Kurse deklarata mbi ushqimin eshte OK, se ju amerikont as nuk e keni idene ca eshte ushqimi i mire.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje