Besimtarët bektashinj kremtojnë sot Ditën e Ashures.
Sipas kalendarit të bektashinjve, Dita e Ashures vjen pas dhjetë ditëve zie, në përkujtim të Imam Hysenit dhe 72 dëshmorëve të rënë në Luftën e Qerbelasë.
Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, haxhi dede Edmond Brahimaj uroi besimtarët dhe u lut për paqe, mirësi dhe ndaljen e konflikteve në botë.
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, haxhi dede Edmond Brahimaj theksoi rëndësinë e veprave të mira, veçanërisht në kohë të vështira si ato që po përjeton aktualisht njerëzimi.
“Le të mbështesim njëri-tjetrin dhe të ruajmë vlerat e familjes dhe besimit. Lutjet tona shkojnë për ata që vuajnë nga luftërat. Sot njerëzimi ka nevojë për më shumë paqe dhe dhembshuri. Zoti i ndriçoftë zemrat me urtësi dhe të forcojë frymën e vëllazërisë mes kombeve. Zoti na ndriçoftë mendjen me këto ditë që po përjetojmë. Zoti na bekoftë të gjithëve, amin!”, tha Baba Mondi gjatë fjalës së tij.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje