UET organizon mbrëmjen poetike “Zëri i shpirtit tim”

25 Qershor 2026, 20:42Kulturë TEMA
UET organizon mbrëmjen poetike “Zëri i shpirtit tim”

Më poshtë postimi i plotë i UET në fb: 

Në prag të 80-vjetorit të lindjes së poetes së shquar Zhuliana Jorganxhi, Universiteti Europian i Tiranës, përmes Departamentit të Arteve të Aplikuara dhe UET Press, organizoi mbrëmjen poetiko-muzikore “Zëri i shpirtit tim”, një vlerësim për krijimtarinë e saj të jashtëzakonshme.

Përmes interpretimit plot ndjenjë të studentëve të Arteve në UET, nën drejtimin artistik të Prof. Dritan Boriçit, vargjet e Zhuliana Jorganxhi morën jetë në një atmosferë të mbushur plot emocion, muzikë dhe mirënjohje.

E pranishme në aktivitet përmes një video-mesazhi, vetë poetja shprehu mirënjohjen dhe falënderimet e saj për UET, duke vlerësuar këtë iniciativë si një mënyrë të bukur për të mbajtur gjallë poezinë dhe për ta përcjellë atë te brezat e rinj.

Ky aktivitet u nderua edhe nga prania e artistëve të mirënjohur Mevlan Shanaj, Natasha Lako, Gjergj Leka, Irma Libohova, Bashkim Alibali si dhe shumë personalitete të tjerë të artit dhe kulturës, të cilët iu bashkuan kësaj mbrëmjeje të veçantë e cila dëshmoi se arti dhe poezia vazhdojnë të frymëzojnë, të bashkojnë dhe të krijojnë ura mes brezave.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje