“Boshatiset” njësia e shërbimit në Fier, gjarpri futet në ambientet e brendshme dhe tmerron punonjësit

25 Qershor 2026, 20:49Sociale TEMA
“Boshatiset” njësia e shërbimit në Fier, gjarpri

Një tjetër incident i pazakontë është regjistruar në qytetin e Fierit. Këtë herë, një gjarpër është futur në ambientet e një njësie shërbimi në lagjen “Liri”, pranë kryqëzimit të Sharrës, duke shkaktuar panik dhe shqetësim te punonjësja e biznesit si dhe te qytetarët që ndodheshin aty pranë.Sipas dëshmitarëve, zvarraniku është konstatuar teksa lëvizte brenda ambienteve të njësisë, çka ka detyruar të pranishmit të largohen menjëherë për arsye sigurie.

Pas njoftimit, është ndërhyrë për largimin e tij pa shkaktuar dëme apo lëndime. Ky është rasti i tretë i regjistruar brenda pak ditësh në Fier, duke shtuar shqetësimin e banorëve për praninë e gjarpërinjve në zona të banuara dhe pranë aktiviteteve tregtare.

Qytetarët kërkojnë marrjen e masave për kontrollin dhe monitorimin e zonave ku këta zvarranikë po shfaqen gjithnjë e më shpesh.

1 Komente

  1. R
    Rama -> Cubrilovic

    po kshu si e shpopulloj shqiperine Ramiu normale qe do hyne kafshet e egra neper qytet. e ka mesuar kushuriri i tij cubrilovici si ta shpopulloj

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje