Një problem në furnizimin me energji elektrike ka ndodhur dje në spitalin rajonal në Durrësit, saktësisht në repartin e maternitetit.
Me anë të një deklarate zyrtare, spitali informon se pas avarisë në furnizimin me energji, brenda një kohe shumë të shkurtër është vënë në punë gjeneratori ndërsa aparaturat dhe sistemet jetike kanë funksionuar nëpërmjet back-up.
Në njoftim thuhet se nuk ka pasur asnjë problematikë pasuese në vijimin e trajtimit apo në shëndetin e nënave apo dhe të porsalindurve.
Njoftimi i spitalit të Durrësit
Në lidhje me situatën e krijuar ditën e djeshme në Maternitetin e Spitalit Rajonal Durrës, si pasojë e një avarie të përkohshme në furnizimin me energji elektrike, ju informojmë se gjeneratori rezervë u vu në funksion brenda një kohe shumë të shkurtër.
Gjatë gjithë periudhës së ndërprerjes, aparaturat dhe sistemet jetike të mbështetura nga furnizimi rezervë vijuan funksionimin normal, duke garantuar sigurinë e plotë të nënave dhe të porsalindurve. Rrjedhimisht, nuk është shënuar asnjë problem apo rrezik për pacientët dhe personelin shëndetësor.
Shërbimet mjekësore vijuan pa ndërprerje dhe furnizimi me energji u garantua në kohë reale përmes sistemit rezervë.
Spitali Rajonal Durrës mbetet i angazhuar për garantimin e sigurisë dhe vazhdimësisë së shërbimeve shëndetësore në çdo situatë.
Sa e shkurter ishte koha? Se ne rast ikje dritash, duhet te ndizet automatikisht (menjehere dmth)
Rrofte Pallosh bojaxhiu.......dritat le te ikin ne maternitet , rendesi ka qe "Trajtimi hormonal" te merret i sakte !!!!