Modelja braziliane Suzy Cortez ka rikthyer sërish vëmendjen e mediave ndërkombëtare me një deklaratë që po bën xhiron e rrjetit.
Bukuroshja e njohur, e cila prej vitesh konsiderohet një nga fanset më të zjarrta të Lionel Messit, ka zbuluar se është gati të bëjë një tatuazh të ri në një zonë intime të trupit nëse Argjentina arrin të triumfojë në Kupën e Botës.
Sipas medias amerikane Complex, Cortez ka pohuar se dëshiron të realizojë një tribut edhe më të guximshëm për idhullin e saj, duke shtuar se tatuazhi i ri do të jetë diçka “e paharrueshme”.
Kjo nuk është hera e parë që modelja braziliane shpreh publikisht adhurimin e saj për kampionin argjentinas. Ajo ka realizuar ndër vite disa tatuazhe kushtuar Messit dhe ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen me postime provokuese në rrjetet sociale.
Burimi: Complex
Lini një Përgjigje