Sportistët në mbarë botën po fitojnë terren edhe në industrinë e modës dhe ylli norvegjez i futbollit, Erling Haaland, po dëshmon se është një prej emrave më të komentuar.
25-vjeçari, i cili po shkëlqen në Kupën e Botës 2026, ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për paraqitjet në fushë, por edhe për stilin e tij të veçantë jashtë saj.
Së fundmi, një nga temat më të diskutuara ka qenë koleksioni i tij mbresëlënës i çantave Hermès. Sipas krijuesit të përmbajtjes Jack Savoie, i njohur për analizat e tij mbi çantat luksoze, sulmuesi i Manchester City-t nuk e fsheh aspak pasionin për aksesorët ekskluzivë dhe shpesh shfaq koleksionin e tij në publik.
Një nga modelet më të veçanta që zotëron është Hermès Endless Road HAC Birkin 50, një çantë e prodhuar në seri të kufizuara. Për shkak të rrallësisë së saj, çmimi në tregun e rishitjes ka arritur në rreth 45.500 dollarë.
Në koleksionin e Haaland përfshihet gjithashtu një Hermès Black and Orange H Togo HAC Casaque Birkin 40, e cila në ankandet e Sotheby’s është shitur për rreth 33.000 dollarë.
Sipas raportimeve, futbollisti është parë edhe me modelin Evercalf Toile Cargo Haut A Courroies Birkin 40, një tjetër çantë luksoze e markës franceze, e cila aktualisht shitet për rreth 50.000 dollarë.
Përveç çantave të luksit, Haaland ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes edhe për pamjen e tij karakteristike, veçanërisht flokët bjondë, që kanë ngjallur kuriozitet mes fansave.
Ndërsa emocionet e Kupës së Botës vazhdojnë, duket se Haaland do të vazhdojë të tërheqë vëmendjen jo vetëm me golat, por edhe me stilin e tij unik./ E.K
Burimi: People
Qenka pak bq se grate pelqejne çantat e jo burrat....
Ka canta burrash o legen.