Larg Photoshop-it dhe pozave perfekte, këngëtarja shqiptare shfaqet në super formë nga plazhi (FOTOT)

23 Qershor 2026, 13:08Lifestyle TEMA
Larg Photoshop-it dhe pozave perfekte, këngëtarja shqiptare shfaqet

Anxhela Peristeri ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me disa fotografi të publikuara së fundmi nga pushimet e saj verore.

E veshur me bikini dhe duke pozuar në breg të detit, këngëtarja është shfaqur larg pozave ekstravagante, larg efekteve të tepruara dhe larg pamjes artificiale që shpesh shihet në rrjetet sociale. Natyraliteti i saj ka qenë pikërisht ajo që ka bërë më shumë përshtypje.

Artistja duket në super formë, ndërsa po shijon ditët e nxehta të verës pranë detit, larg angazhimeve profesionale dhe në një atmosferë relaksi.

“Kripë në lëkurë, diell në fytyrë dhe paqe në zemër”, ka shkruar ajo krahas fotove, duke përcjellë qetësinë dhe energjinë pozitive të këtyre ditëve.

Fotot janë pritur shumë mirë nga ndjekësit, të cilët kanë reaguar menjëherë me komente pozitive dhe komplimente të shumta. Shumë prej tyre kanë vlerësuar jo vetëm linjat elegante të këngëtares, por edhe faktin që ajo është shfaqur krejtësisht natyrale, pa u fshehur pas filtrave apo 'Photoshop-it' .

 

Lini një Përgjigje