Me bikini blu dhe mes ujërave të kristalta, Dolce mahnit me pozat e saj verore (FOTOT)

22 Qershor 2026, 15:01Lifestyle TEMA
Me bikini blu dhe mes ujërave të kristalta, Dolce mahnit me pozat e

Dolce ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me postimet e saj më të fundit nga jugu i Shqipërisë, ku po shijon ditët e nxehta të verës.

E veshur me bikini ngjyrë blu dhe me një pamje natyrale, ajo u shfaq në formë të shkëlqyer fizike teksa pozonte mbi një dërrasë në det, mes ujërave të kristalta dhe peizazhit karakteristik të rivierës shqiptare.

Fotografitë përcjellin atmosferën e qetë të pushimeve dhe dashurinë e saj për detin, ndërsa në përshkrimin e postimit Dolce shkroi: “Përgjithmonë kjo vajzë e dashuruar me detin që shkëlqen”.

Postimi i saj mori menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit vlerësuan jo vetëm paraqitjen e saj verore, por edhe pamjet mahnitëse nga bregdeti shqiptar.

Me stilin e saj të veçantë dhe energjinë pozitive që përcjell, Dolce vazhdon të mbetet një nga personazhet më të komentuara në rrjet gjatë kësaj vere.

Lini një Përgjigje