FOTOT/ Vajzat e showbiz-it shqiptar i “vënë flakën” Instagramit, fundjava pushtohet nga bikini dhe pozat nga Jugu

22 Qershor 2026, 10:55Lifestyle TEMA
FOTOT/ Vajzat e showbiz-it shqiptar i “vënë flakën”

Temperaturat e larta nuk janë ndier vetëm në plazhe, por edhe në rrjetet sociale. Kjo fundjavë ka qenë një nga më “të nxehtat” për vajzat e showbiz-it shqiptar, të cilat kanë pushtuar Instagramin me foto dhe video nga pushimet e tyre në Jug të Shqipërisë.

Moderatore, këngëtare, modele dhe influencuese të njohura kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar ditët e para të verës, duke ndarë me ndjekësit momente nga plazhi, jahtet, restorantet buzë detit dhe sigurisht pozat me bikini.

Mes emrave që kanë tërhequr më shumë vëmendje janë Megi Pojani, Egli Tako, Beniada Nishani, Fjori Delli dhe Estela Ujka, të cilat kanë publikuar imazhe të kuruara në detaj, duke treguar format e tyre dhe stilin veror.

Secila prej tyre ka sjellë një atmosferë ndryshe, por të gjitha kanë një gjë të përbashkët: kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente, duke e kthyer Instagramin në një “pasarelë” verore.

Mesa duket, vera sapo ka nisur dhe vajzat e showbiz-it shqiptar janë gati të dhurojnë edhe shumë momente të tjera që do të bëjnë xhiron e rrjetit./ E.K

1 Komente

  1. X
    Xhaxhi

    Prostitutat

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje