Gonxhja: Godina e re e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, tek Garda, drejt përfundimit (VIDEO)

22 Qershor 2026, 12:01Kulturë TEMA
Gonxhja: Godina e re e Qendrës Kombëtare të Kulturës

Ministri i Turizmi, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja informoi sot se godina e re Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë është drejt përfundimit.

Gonxhja e cilësoi këtë si një prej projekteve më komplekse dhe një prej investimeve më të rëndësishme për artin, edukimin dhe krijimtarinë e fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri.

“Godina e re e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, tek Garda, po merr formë çdo ditë, duke u shndërruar në një hapësirë moderne, multifunksionale dhe të pajisur me teknologjitë më bashkëkohore për artet skenike.” - tha Gonxhja.

Kjo qendër do të ofrojë mundësi bashkëpunimi edhe me institucione ndërkombëtare.

Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë do të shërbejë edhe si një mundësi për zhvillimin e kurseve të ndryshme për artet skenike, përfshirë aktrim, balet, muzikë dhe shumë aktivitete të tjera, duke i mundësuar të rinjve të shfaqin dhe zhvillojnë talentet e tyre.

Me këtë projekt, Tirana fiton një hapësirë unike, që do të stimulojë kreativitetin e fëmijëve dhe rinisë së qytetit.

Më poshtë postimi i plotë i Gonxhes:

Drejt përfundimit, një prej projekteve më komplekse, të një prej investimeve më të rëndësishme për artin, edukimin dhe krijimtarinë e fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri.

Godina e re e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, tek Garda, po merr formë çdo ditë, duke u shndërruar në një hapësirë moderne, multifunksionale dhe të pajisur me teknologjitë më bashkëkohore për artet skenike. Me mbi 7,000 m² hapësira funksionale, skenë të dyfishtë të lëvizshme, amfiteatër të hapur, studio krijuese dhe punishte profesionale, kjo qendër do të jetë një shtëpi e re për talentin, imagjinatën dhe zhvillimin artistik të brezave të rinj.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje