Megjithëse ende jo zyrtarisht, Marjana Koçeku nuk ka dorëzuar kërkesën për largim nga grupi parlamentar i PS-së, ajo sfidoi Edi Ramën duke i kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe e paralajmëroi se nuk ka ndërmend të lërë mandatin e marrë nën siglën e PS-së.
Marjana Koçeku mungoi edhe këtë të martë në Komisionin Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme.
Siç shihet nga këto pamje, deputetja Koçeku e ka lënë bosh karrigen ku ajo supozohej të ulej si anëtare e këtij komisioni përkrah kolegëve Romina Kuko dhe Ervin Hoxha. Burime nga grupi parlamentar socialist, të kontaktuara nga Top Channel, pohuan se ende nuk kanë një kërkesë me shkrim për t’u larguar nga grupi, siç ajo deklaroi të dielën përmes një statusi në Facebook.
Po ashtu, ende nuk është bërë i mundur kontaktimi i saj përmes telefonit, fakt që u deklarua një ditë më parë nga nënkryetari i grupit, Erion Malaj. Të hënën, Marjana Koçeku publikoi fillimisht një simbol me flamingo e më pas një koment ku ajo shfaqet në ambientet e një kishe, shoqëruar me këtë mesazh:
“Zot, më jep forcë, besim të drejtë e shpresë të sigurt. Mos na e kurse si popull frymën e urtisë dhe të kuptimësisë, që kurrë të mos largohemi drejt rrugëve t’humbura.”
Postimi i saj edhe në llogarinë në Instagram me emrin “Neomalësore” është ripostuar nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, me mbishkrimin “Flet vetë”.
Por përse ky largim i Marjana Koçekut nga PS-ja?
Për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, disa burime të pavarura nga njëri-tjetri, nga socialistët e Shkodrës, e lidhin këtë veprim të Marjana Koçekut me datën 8 qershor, kur kryetari i PS-së, Edi Rama, ishte në Shkodër për turin e 35-vjetorit të PS-së, i veshur me një bluzë ku ishte stampuar një flamingo, veprim që u komentua nga deputetja Koçeku.
“I nderum kryeministër, mirë se erdhe në Shkodër si Gen Z, më pëlqen shumë bluza që ke veshur sot…”
Ky koment, pohojnë të njëjtat burime, ishte në qendër të debatit që Rama zhvilloi në një takim informal pas eventit me deputeten Marjana Koçeku.
Me sa duket, ajo çfarë Rama i ka thënë deputetes 26-vjeçare nuk është mirëpritur prej saj dhe, si pasojë, mund të jetë shkaku i supozuar për deklaratën e mëpasshme dhe më pas fikjen e telefonit.
Neomalësorja së fundmi ka marrë një ftesë nga koordinatorët e protestës “Flamingo”, të cilët gjithnjë e më shumë po nxiten të krijojnë një alternativë të re politike. Nëse Marjana Koçeku bëhet deputetja e parë që do të përfaqësojë “Flamingot” në Parlamentin aktual, kjo mbetet për t’u parë.
Por burime nga socialistët e Shkodrës ngrenë dyshime se edhe zyrtarët e futur në administratë me ndikimin e saj të drejtpërdrejtë janë përfshirë nga ndjenja e saj rozë revolucionare përmes postimeve mbështetëse në rrjetet sociale.
Në kushtet e anonimatit, kolegë socialistë të Marjana Koçekut pohuan për Top Channel se ky zhvillim, i kalimit të saj si deputete e pavarur, ishte i pritshëm nëse do t’u referoheshim disa episodeve ku “Neomalësorja” deputete ka qenë e lëkundur dhe jo në një linjë politike me vendimet e grupit të PS-së.
Kur po diskutohej projektligji për Barazinë Gjinore dhe të gjithë deputetëve socialistë u ishte kërkuar të votonin pro, Marjana Koçeku ka pasur një komunikim me drejtuesit e grupit.
Citohet të jetë shprehur se “nga një diskutim me priftin e zonës i ishte thënë se ajo nuk duhej të pajtohej me këtë projektligj”.
Më pas, deputetja Koçeku nuk mori pjesë në seancën ku u votua ky projektligj, duke njoftuar grupin se “kishte nënën të sëmurë”.
e shikoj se jane "Zene"..sikur se Zihen Ciliminjte.....Idjotelliqe....dhe nuk jame me Ramen..por z.Koceku eshte ne "Stadin Elementare" te Politikes....mire eshte te degjosh edhe me te Medhenjte....nuk te del per keq....???
Hahaha prifti i lutet Zotit, gratë i luten priftit.
Kam shkru dhe dje se Marjanae cen rruges me kembet e veta po menjen e ka te dikujt tjeter, aq kapacitet ka ajo, Bib hesapi, megjitje qe nuk eshte nga vendi ku kultivohen bibat.
Malokeri = ceceneri . Fola me priftin pedofil te katunit
E kemi tē pamundur tē mbajm botēn politike mbi supe.Iniciativa vetjake e ish deputetes tē njē fundi funksioni e mbyllur nē njē vrimē miu.Njē detyr e korrigjuar do shmangte zhdukjen nga peisazhi politik nē mosh kaq tē re.Me sa shoh ,prioriteti negatif i kujtesës sē zgjedhjes shveshēse nga revoltime ku shndēruan sheshin te kryeministria vend tē tyre tē pushimeve. Eksesif vēshtir nga optimist nē pessimist., sē krijimtarive tē pressioneve gjigande me pamundēsi dalje tē evidencēs .Sot pyetja qē shtrohet ēshtē si humbēn gjithçka politikanēt tanē nē njē kohē kaq tē shpejt. Nxehtēsia klimatike e kuriozitetit pēr shmangie tē njē zone tē kufirit me parashikime xxl ku kompleksi rezistues dhe pyetja kureshtare kush ēshtē viktima qē ndjen pērgjegjsin vetjake nga performanca zhytēse sē komplicitetit buxhetor.Kontrollimi ritmik i planit nisēs pa asnjē efekt ,se eksperiencēs strategjike nga rrjedhje orkestruese tē vrullit tē inflacionit. Kirurgjia jep kurajo sigurie tē njē zbori nē baltē pa friksuar, e justifikueshme nē bankēn e tē akuzuarve.Pajtohemi nga proceset politike ndjer dhe e pritshme nga komplikimi shqetsues sē tradhetie fatkeqe sē pritshmēris prej kohēsh.
Kështu është kur i bëjnë deputet 25 vjeçare pa asnjë lloj eksperience ne jetë ,s'kanë as maturi as pjekuri,bën eksperiment palloshi në PS a thua se është në laborator kimik.
Pa tjeter qe prifti nuk eshte dakorte se ata kurre nuk dalin hapur . Ne prapaskene thone Beni si theme une, po mos beni si bejme ne.
Partia Socialiste keta patronazhistat gazetaret e Temes jane leshuar pa duar ne rracizmin qe i karakterizon dhe nuk jane as ne gjendje ta kuptojne se sa te cmendur jane. Urrejtja qe ata kane per ne (Geget) eshte e pakufishme dhe e njejte me ate qe serbet kane per ne. Kjo tregon edhe nji here tjeter qe populli shqiptare (Geg) ka qene gjithmone i sakte ne gjykimin e tij per pjellen e ndyre te pksh-se. Nuk mund t'i besohet kelyshve sllavo-komuniste qe per qellim kane percarjen, shprazjen dhe sundimin e nje Shqiperie te dobet. Tashti shpresojme qe vellezerit malesore te jugut dhe lindjes te bashkehen me ne per nje Shqiperi te pastruar nga kermat dhe qe te jete ne gjendje te rrise femijet e vet ne token e vet.
Znj.Koceku do te bente mire te thote ate qe mendon.Kushdo qe hamendeson,gjykon gabim.Ne qoftese,ajo nuk eshte dakort me rrugen e PS-s apo kunder nje projektiligji ,(qe jane gjera te ndryshme) nuk duhet te hezitoj te flase.Keto llafe,se foli me priftin,i mbeti qejfi per bluzen e kryetarit e llafe kot jane per te mbushur gazeta.Terheqia ne "heshtje" tregon dyzimin e saj.Le ta leme te lire te kthellohet e te vendos.Nxitimi nuk te tregon rrugen e drejte.Le ti besoj ndergjegjes se saj.