Investimi në Zvërnec dhe Sazan - Çoçoli tregon përfitimet e Shqipërisë: Hapen 14 mijë vende pune, 100 milionë euro çdo vit në arkën e shtetit

16 Qershor 2026, 15:50Ekonomia TEMA
Investimi në Zvërnec dhe Sazan - Çoçoli tregon

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli, i ftuar në emisionin Money Report në ABC News, ka vlerësuar pozitivisht reagimet e partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë ambasadën amerikane dhe Bashkimin Europian, lidhur me projektet e mëdha investuese në vend, duke theksuar se ato do të ndjekin standardet europiane dhe ndërkombëtare.

Sipas tij, projekti në Zvërnec pritet të sjellë një ndikim të rëndësishëm ekonomik, me rreth 12–14 mijë vende pune gjatë fazës së ndërtimit dhe rreth 12 mijë vende pune të tjera në strukturat turistike si hotele me 5 yje.

Çoçoli theksoi se përfitimi kryesor për ekonominë vendase do të vijë nga punësimi i forcës së punës vendase, ulja e informalitetit dhe rritja e të ardhurave në buxhet, që në fazën e operimit mund të arrijnë deri në 90–100 milion euro. Ai shtoi se Shqipëria synon të tërheqë turistë elitarë krahas turizmit masiv, ndërsa përmendi edhe potencialin e zhvillimeve të ngjashme në Sazan Island, duke nënvizuar rëndësinë e transparencës së qeverisë dhe garantimit të marrëveshjeve të qarta me komunitetin vendas.

“Çdo qytetar i joni i ka mirëpritur reagimet qoftë të ambasadës amerikanë, qoftë të BE. Pasi do të ndiqet të gjitha standardet e BE dhe botërore. Zvërneci është një projekt i rëndësishme, pasi ndërton vende të reja pune, mund të angazhohet 12-14 mijë vende pune, për projektin. E dyta mesa kemi dëgjuar, vlera e ndërtimeve turistike, rreth 12 mijë vetë do të punësohen me kohë të plotë, hotelet me 5 yje që do të ndërtohen atje. Ky ishte përfitimi i parë që ne marrim si ekonomi.

Kryesorja është që qeveria jonë të ketë një kontratë që krahu kryesor i punës të jetë vendas. Nuk do të kemi informaliteti, të ardhurat në shtet, në momentin kur fillon operimi do të jetë diku 90-100 milion euro në buxhetin e shtetit. Vendi fiton shumë  turistë elitar. Krahas turizmit masiv ne na intereson që ne të kemi edhe turistë elitarë. Përpjekja e dytë, që qytetarët e dinë që ne mund të kishim një ‘Porto Duraso”. Uroj që qoftë investimi në Zvërnec dhe ai në Sazan, krah mbështetjes së BE, që realisht këta investues të rëndësishëm të mos kthehen pas. Ajo që është kryesorja është që qeveria duhet të bëjë transparencë, për projektin, dhe marrëveshjen që është bërë me banorët atje”, tha Çoçoli.

7 Komente

  1. O
    O kacol

    O kacol, keta thone nuk ka projekt ti thua 14 mije vende pune! Me Bangladeshas, indiane e Afrikane??!! Ik more mos u bej me katolik se papa, apo papa ta hodhi ndonje kocke e po na shet perralla! Cfare humbasim, kete thuaj! Ke bythe ta thuash?!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Politik

      Ore fale zotit te behen investime dhe sic e parashikon ligji. Por nuk po kuptoni DICKA. Ne proteste njerzit kane dale kundra vjedhjeve te paprecedent qe ka bere rama me te vetet. Korrupsionin e tmerrshem qe ka varferuar dhe shpopulluar vendin. Kur balluku talleet me qindra appartemente e vila dhe tenderat i jep sikur i ka te familjes. Kur veliaj me shoke krijon kompani fiktive dhe zhavsin 100% te fondit. Kur zgjedhjet rama i blen dhe i vjedh dhe berisha rri si opozite falco. Nuk mbarojne aferat e rames, eshte bere politikani me i korruptuar ne europe

      Përgjigjjuni
    2. A
      Aleks Xinxi

      Nuk do ket investim o bythqiri Rames kot e keni. Nga dole ti mer rropqir tna japesh mend

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lenci

        Ore eksperti i midhjes dhe i peshkut, ku i gjen këto shifra kur kryeministri ta thotë troç që akoma ska asnjë projekt.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nje nga Vegjelia

          Nje nder ekspertet e ekonomise me te pazote, i deshtuar si ekonomist dhe si moderator emisioni , Sa per informacion, ne cdo resort neper bote punesohen vetem emigrantet , pasi aty kerkohet pune e zgjatur dhe bindje totale (nuk po flasim poer pagen mizerabel). Ndersa fitimi shkon tek pronaret qe ne 90% te rasteve jane te huaj. I vetmi fitim nga Shqiptaret jane nga shitja e truallit , dhe ato pak taksa mbi tatim-fitimin.

          Përgjigjjuni
          1. a
            astrit

            Ka një kufi dhe lëpirja e bythës o Çoçoli! Boll se na e shpife!

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kuptimi destinues

              Investimi privat i familjes Trump do pastronte vēndin nga akuzat pēr trafikim organesh dhe hapte rrugēn turizmit nē masē dhe investimeve tē tjera .Evokimi pērmbyllēs sē njē gjēndje tē pa parē, shkatēruese me vetpērmbajtje.Bēmē gjithçka pēr ç'bllokim

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje